Dragash, 24 Prill 2016 – Në një fshat të Dragashit, Policia e Kosovës dje në orët e hershme të mëngjesit ka zbuluar në pyllin e fshatit mbi 200 bimë kanabisi të mbjella në tokë e në gota plastike.
Siç bëhet e ditur në raportin e PK-së, 12 bimë ishin të mbjella në tokë, ndërsa 207 copë bimë tjera ishin të mbjella në gota plastike e të cilat dyshohet se janë të llojit kanabis sativa.
“Në konsultim me prokuronin në cilësi të provave materiale janë marrë disa mostra, ndërsa bimët tjera janë asgjësuar”, njofton PK .
Njësit përkatëse policore janë duke hetuar rastin.
© Opoja.net
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.