Zemaj pas takimit me kryetarët e komunave: Jemi në koordinim për masat kundër COVID-19 për fundvit

Opoja.net Opoja.net Kosova

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka zhvilluar takim me kryetarët e komunave të vendit.

Në këtë takim, siç ka njoftuar ai është folur për masat e luftimit të koronavirusit, me theks ato që do të merren për festat e fundvitit, transmeton Klan Kosova.

“Në takimin e sotëm virtual me kryetarët e komunave, kemi bërë një vlerësim të situatës epidemiologjike në vend si dhe një bashkërendim se si të ecim tutje në këtë dy javët e fundit të vitit”, është shprehur Zemaj.

“Bashkë me kryetarët e komunave dhe me kryeministrin Hoti, me IKSHPK-në, do të jemi në kontakte të vazhdueshme dhe në koordinim të plotë para marrjes së vendimit sa i përket masave anti Covid për fund vit”.

Sa i përmet masave të marra deri më tash, Zemaj ka thënë se ato kanë treguar efekt dhe që do të vazhdohet të mbahen.

Ky është postimi i Zemajt

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-