Zëvendësministri i Mbrojtjes, Adnan Rexhepllar, është përfshirë të hënën në një aksident trafiku në Dragash.
Rexhepllar ka njoftuar se pas këtij aksidenti ka pranuar trajtim mjekësor dhe se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.
“Po dje jam aksidentuar. Kam pranuar trajtim mjekësor dhe tani ndjehem shumë mirë”, ka thënë Rexhepllar për KOHËN, duke mos dhënë detaje tjera lidhur me aksidentin.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës nuk është njoftuar për ndonjë aksident të ndodhur në këtë komunë një ditë më parë.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

