Qeveria e Zvicrës ka kërkuar që Kosova dhe Serbia të përmbahen nga retorikat apo veprimet që mund të nxisin më tej situatën, pas tensioneve të fundit në veri.
Përmes një shkrimi në Twitter të martën, Zvicra ka theksuar se KFOR-i e EULEX-i janë çelësi për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në veri.
“Serbia dhe Kosova: U bëjmë thirrje edhe një herë të gjitha palëve të përfshira që të përmbahen nga retorika apo veprimet që mund të ndezin më tej situatën. KFOR-i dhe EULEX-i janë çelësi për ruajtjen e rendit dhe sigurisë së komuniteteve lokale në veri të Kosovës”, ka shkruar Departamenti Federal i Punëve të Jashtme për Politikën e Jashtme Zvicerane dhe zhvillimet globale.
Gjatë ditës së hënë, Bashkimi Evropian (BE) dhe KFOR-i kanë kërkuar që të hiqen barrikadat në veri.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.