Jo rrallë herë përdoruesit e rrjeteve sociale shfaqen në fotografi me armë. Një banorë nga Zymi i Dragashit e kishte zgjedhur platformën e komunikimit Viberin që të postonte një fotografi me armë të zjarrit.
Për fotografin e postuar janë informuar edhe Policia e Kosovës. Duke e konsideruar rastin si armëmbajtje pa leje, njësitet policore kanë shkuar dje tek shtëpia e zymjanit, por nuk e kanë gjetur në shtëpi.
“Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar ka postuar një foto me armë në rrjetin social VIBER. Njësiti policor me urdhër të prokurorit ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit por gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në një konkikat për media.
Ndërkaq, është bërë e ditur se rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.