Zyrtare: Vjosa Osmani garon në listë të përbashkët me Vetëvendosjen

Opoja.net Opoja.net Kosova

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti si dhe Vjosa Osmani kanë mbajtur një konferencë për media.

Me këtë rast është bërë e ditur se Osmani do të jetë në një listë të përbashkët kandiduese me Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Dyshja kanë nënshkruar marrëveshjen e tyre për bashkëpunimin në këto zgjedhje.

Iniciativa e Vjosa Osmani do të ketë në kandidim 10 deputetë (Vjosa Osmani dhe 9 të tjerë), në kuadër të Vetëvendosjes, raporton lajmi.net.

Pas largimit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Osmani zyrtarizoi se në zgjedhje do të hyjë me listë të saj, por që tashmë është zyrtarizuar ky bashkim i forcave në mes listës së saj kandiduese me bashkëpunëtorët nga ana e Vetëvendosjes.

Duhet përkujtuar që Osmani vazhdon të jetë U.D së Presidentes së Kosovës, teksa mbetet të shihet se cili do të jetë rezultati i  këtyre zgjedhjeve dhe votat të cilat do të arrijë t’i grumbullojë ajo përgjatë zgjedhjeve të parakohshme.

Në zgjedhjet e gjashtë tetorit, Vjosa Osmani pati arritur të fitojë gjithsej 163 mijë vota ./Lajmi.net/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-