Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka bërë gjitha përgatitjet për nisjen e haxhinjve drejt vendeve të shenjta.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook BIK-u njofton se për kryerjen e Haxhit janë 1080 besimtarë.
“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, gjegjësisht Drejtoria e Haxhit ka bërë të gjitha përgatitjet për nisjen e haxhinjve të Kosovës drejt vendeve të shenjta për të kryer një nga pesë kushtet e fesë Islame, haxhin. Fitim ef. Gashi nga Drejtoria e Haxhit tha se në këtë vit nën organizimin e Kryesisë së BIRK-ut për vende të shenjta për të kryer haxhin do të udhëtojnë 1.080 besimtarë, në mesin e të cilëve 370 janë gra.”
Në njoftim thuhet se grupi i parë do të nisen më 31 korrik, dhe grupet e tjera më 1, 2 dhe 3 gusht.
“Grupi i parë i haxhinjve do të nisen nga Prishtina më 31 korrik, për të vazhduar pastaj me datë 1, 2 dhe 3 gusht kur do të niset edhe ekipi i fundit i haxhinjve drejt vendeve të shenjta.”
Sipas Bashkësisë Islame çmimi është 4150 euro.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.