12 të vdekur nga Covid-19 në Kosovë, 462 raste të reja

Opoja.net Opoja.net Shëndeti

12 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit si pasojë e koronavirusit në Kosovë, ndërsa janë regjistruar edhe 462 raste të reja.

Rezultatet e reja janë nxjerrë nga testimi i 1314 mostrave, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, në raportin e së dielës, për 24 orë kanë vdekur 12 persona nga komunat Prishtinë 2 raste (80, 72 vjeç), Malishevë 2 raste (78, 60 vjeç), Prizren 1 rast ( 79 vjeç), Mitrovicë 1 rast ( 69 vjeç), Pejë 1 rast (83 vjeç), Vushtrri 1 rast (80 vjeç), Kamenicë 1 rast (74 vjeç), Gjakovë 1 rast (85 vjeç), Podujevë 1 rast ( 51 vjeç), Istog 1 rast ( 82 vjeç).

Prishtina prin edhe në listën e rasteve të reja, me 175 raste. Pas saj vijnë komunat Mitrovicë 55 raste, Fushë-Kosovë 30 raste, Podujevë 27 raste, Ferizaj 22 raste, Lipjan 21 raste, Vushtrri 16, Prizren 14 raste, raste, Gjilan 11 raste, Suharekë 11 raste, Drenas 9 raste, Kamenicë 9 raste, Viti 9 raste, Obiliq 8 raste, Skenderaj 8 raste, Gjakovë 6 raste, Pejë 6 raste, Istog 5 raste, Kaçanik 4 raste, Deçan 3 raste, Graçanicë 2 raste, Klinë 2 raste, Malishevë 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Hani i Elezit dhe Kllokot.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 536 pacientë duke e çuar totalin e të shëruarve në 33 mijë e 600 nga 46 mijë e 580 rastet e regjistruara deri tash. Numri i vdekjeve ka arritur në 1198. Në vend janë edhe 11 mijë e 782 raste aktive.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-