“O besimtarë! Përqafojeni tërësisht Paqen (sigurinë)…” (Bekare, 208).
Besimi ynë është paqe, është siguri. Si rrjedhojë, radhët tona, banesat, shtëpitë, xhamitë, sheshet e qytetet, duhet të pasqyrojnë Paqen. Një prej emrave të Zoti është edhe Es-Selam, i Paqshmi, Paqësori, Ai që dhuron dhe siguron paqen. Pra, është vetë burimi i paqes. Kur njeriu e përjeton këtë në shpirt, ai e ka gjetur besimin e vërtetë. Shih adhurimet e fesë sonë, shih namazin, agjërimin, zeqatin, haxhin, etj., të gjitha këto synojnë që te njeriu të përhapin qetësinë dhe kënaqësinë.
Andaj, nëse e ndjejmë këtë në shpirt e zemër, në ndjenja e në trup, atëherë kjo është shenjë e pranimit të veprave tona.
Nuk ka paqe më të madhe se sa paqja me vetveten dhe me Zotin.
Mehas Alija)
(Islampress)
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.