Muaji i shenjtë për myslimanët, ramazani ka bërë që të shkruhet historia në një ndeshje futbolli në Bundesliga.
Ndeshja mes Augsburg dhe Mainz 05 ishte e para që u pa të pauzonte për pak minuta, për shkak të Moussa Niakhate që po agjëronte.
Gjyqtari i këtij takimi ndali lojën për pak minuta që lojtari të mund të pinte pak ujë, meqë ishte duke agjëruar, përcjell lajmi.net.
Moussa Niakhate i Augsburg piu ujin dhe më pas i zgjati dorën gjyqtarit, për ta falënderuar për gjestin që shfaqi respekt për të.
Pas këtij veprimi, edhe gjyqtarë të tjerë në Bundesliga kanë ndjekur shembullin e njëjtë.
DIVERSITETI: Një nga parullat që u pa më së shpeshti në banerat e UEFA dhe FIFA. Shikoni më poshtë momentin kur gjyqtari pauzon ndeshjen.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.