Një 18-vjeçar me prejardhje nga Kosova ka humbur jetën në një liqe në Gjermani.
Sipas njoftimeve nga familjarë dhe miq të tij, viktima është Ardian Osmani nga Podujeva.
Lajmin e dhimbshëm e ka konfirmuar Berat Osmani, familjar i të ndjerit, i cili shkroi: “Miq e shokë, ka ndërruar jetë Ardiani, vëllai jonë, në ujë në një liqe të Gjermanisë”.
Edhe vëllai i tij, Armendi, ka bërë të ditur për vdekjen e Ardianit. Detaje të tjera rreth rrethanave të ngjarjes nuk janë bërë publike.
Kjo tragjedi ka shkaktuar pikëllim të thellë në mesin e familjes dhe miqve të të riut.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.