Ky proces kishte nisur më 17 shtator dhe ka zgjatur plot 25 ditë, duke u mundësuar shtetasve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), gjithsej 43,933 shtetas të regjistruar jashtë Kosovës kanë pasur të drejtën të votojnë përmes postës. KQZ ka bërë të ditur se ka dërguar pakot me fletëvotime për të gjithë votuesit e miratuar.
Në këtë proces, Komuna e Suharekës kryeson në nivel vendi me numrin më të madh të votuesve të regjistruar nga diaspora — gjithsej 3,324 votues që do ta ushtrojnë të drejtën e tyre përmes postës. Kjo tregon për një angazhim të veçantë të mërgatës suharekase në proceset demokratike të vendit.
Diaspora suharekase sipas shteteve
Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, mbi gjysmën e votuesve të Suharekës në diasporë jetojnë në Gjermani (57.6%), ndërsa ndjekin Zvicra (21.2%) dhe Italia (11.3%). Votues ka edhe nga Sllovenia, Franca, Austria, Mbretëria e Bashkuar dhe një sërë shtetesh të tjera evropiane e përtej saj.
Shteti | Numri i votuesve | Përqindja |
---|---|---|
Gjermani | 1,915 | 57.6% |
Zvicër | 705 | 21.2% |
Itali | 377 | 11.3% |
Slloveni | 208 | 6.3% |
Francë | 33 | 1.0% |
Austri | 32 | 1.0% |
Mbretëria e Bashkuar | 16 | 0.5% |
Belgjikë | 15 | 0.5% |
ShBA | 9 | 0.3% |
Suedi | 5 | 0.2% |
Kanada | 2 | 0.1% |
Kroaci | 2 | 0.1% |
Norvegji | 2 | 0.1% |
Australi | 1 | 0.03% |
Danimarkë | 1 | 0.03% |
Finlandë | 1 | 0.03% |
Totali | 3,324 | 100% |
Me përfundimin e afatit të sotëm, pritet që zarfet me vota të dërguara nga mërgata të fillojnë të mbërrijnë në Kosovë për t’u numëruar pas përfundimit të procesit zgjedhor të nesërm.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.