Ajo njihet për aftësinë e saj për të mbajtur në formë zemrën, duke kontribuar në funksionin dhe shëndetin e saj. Për më tepër, hudhra besohet se ul rrezikun e shfaqjes së tumoreve dhe lufton infeksionet.
Për të përfituar sa më shumë nga vlerat e saj ushqyese dhe shëruese, hudhra duhet të konsumohet e gjallë. Gatimi tjetërson përbërësit e saj mirëbërës, duke i pakësuar efektet pozitive.
Ekspertët sugjerojnë se koha më e mirë për të konsumuar hudhrën është përpara gjumit ose herët në mëngjes, kur bakteret në stomak janë më të brishta dhe më të ndjeshme ndaj veprimit të saj.
Konsumi i hudhrës në mbrëmje sjell një sërë përfitimesh për organizmin:
- Detoksifikimi i Mëlçisë: Konsumi i hudhrës së shtypur në mbrëmje ndihmon në çlirimin e enzimave që luftojnë qelizat kancerogjene, toksinat dhe bakteret. Sulfuri tek hudhra punon për pastrimin e mëlçisë nga toksinat dhe metalet e rënda, duke vepruar si një detoksifikues natyral.
- Antibiotik Natyral Gjatë Natës: Ngrënia e një ose dy thelbinjve hudhër të grirë në mbrëmje forcon sistemin imunitar, duke e bërë atë më të aftë për të luftuar të ftohurën dhe gripin. Përveç kësaj, hudhra pastron mushkëritë nga sekrecionet gjatë natës.
- Përfitimet për Lëkurën: Konsumi i një thelbi hudhër para gjumit stimulon rigjenerimin e qelizave. Ekspertët theksojnë se hudhra lufton bakteret që shkaktojnë akne dhe ndihmon në mbajtjen e lëkurës të pastër dhe të shëndetshme.
- Ulja e Kolesterolit: Hudhra ndihmon në mbajtjen e zemrës të shëndetshme duke ulur nivelet e kolesterolit dhe duke parandaluar sëmundjet kardiovaskulare. Ngrënia e një ose dy thelbinjve hudhër në mbrëmje mban kolesterolin në nivele të mira dhe përmirëson pastrimin e enëve të gjakut.
- Përfitimet për Kyçet: Konsumi i hudhrës në mbrëmje është i dobishëm për kyçet e prekura nga artriti, pasi lufton inflamacionin dhe zbut dhimbjet.
Hudhra nuk duhet konsumuar në mbrëmje nëse vuani nga ulçera ose tensioni i ulët i gjakut. Gjithmonë këshillohuni me mjekun tuaj nëse keni kushte shëndetësore ekzistuese.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.