A e dini cilat sëmundje mund të shërohen duke dëgjuar Kur’an?

Opoja.net Opoja.net Artikuj

Shumë studime shkencore i kanë konfirmuar përfitimet e mëdha që njeriu mund t’i marrë nga dëgjimi i rregullt i leximit të Kur’anit, veçanërisht kur ai shoqërohet me përulësi dhe meditim.

Bazuar nga hulumtimet personale, si dhe në studimet e shkencëtarëve, është vërtetuar se dëgjimi i Kur’anit i sjell këto dobi:

  • Forcimin e imunitetit.
  • Përmirësimin e kreativitetit.
  • Përmirësimin e përqendrimit dhe memories.
  • Shërimin e sëmundjeve kronike dhe të rënda, përfshirë kancerin.
  • Ndjenjën e qetësisë së brendshme dhe shërimin e çrregullimeve nervore.
  • Trajtimin e ankthit, irritimit dhe panikut.
  • Uljen e stresit dhe frikës.
  • Forcimin dhe përmirësimin e personalitetit.
  • Shërimin e alergjive, ftohjeve, gripit, etj.
  • Mbrojtjen nga sëmundjet.
  • Përmirësimin e aftësisë së të folurit.
  • Ndihmon në largimin e zakoneve të këqija, si konsumimi i duhanit apo ngrënia e tepërt.

Një studim shkencor ka konfirmuar se dëgjimi i vëmendshëm i leximit të Kur’anit e përmirëson funksionin e mushkërive dhe përshpejton shërimin e astmës dhe alergjive, sidomos tek fëmijët.

Një studim tjetër i vitit 2013 tregoi se dëgjimi i rregullt i Kur’anit e forcon imunitetin e trupit. Po ashtu, u vërtetua se ata që mësojnë Kur’an, e dëgjojnë dhe e përsërisin atë, kanë shëndet më të mirë dhe sistem më të fortë imunitar.

Është konstatuar se leximi dhe dëgjimi i Kur’anit çon në uljen e sekrecionit të kortizolit – “hormonit të stresit”. Në këtë mënyrë, Kur’ani është ilaç edhe për tensionin nervor.

Lexues i dashur!

I lartësuar qoftë All-llahu, i Cili na urdhëron ta mësojmë dhe ta dëgjojmë me vëmendje Kur’anin, sepse ky është shkak i mëshirës së Tij dhe ilaç për shumë sëmundje, ashtu siç thotë i Madhërishmi: “E kur të lexohet Kur’ani, dëgjojeni atë me vëmendje dhe heshtni, që të mëshiroheni.” [El-A’raf, 204]

Shkencëtarët kanë zbuluar se truri ndikohet nga tingujt që dëgjon gjatë gjumit. Truri i njeriut është në gjendje që gjatë gjumit të dallojë, analizojë dhe ruajë tingujt. Secili prej nesh mund ta shfrytëzojë gjumin në mënyrën më të mirë duke dëgjuar leximin e Kur’anit. Kjo strategji mund të na ndihmojë t’i kujtojmë më mirë ajetet kur’anore dhe njëkohësisht t’i shërojmë trupat dhe zemrat tona.

Është mahnitëse se Krijuesi në Kur’an ka theksuar rëndësinë e gjumit, duke e quajtur atë një nga shenjat e Tij: “Dhe një nga shenjat e Tij është gjumi juaj natën dhe ditën, dhe kërkimi juaj për të fituar nga begatitë e Tij; në këto ka argumente për njerëzit që dëgjojnë.” [Rum, 23]

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-