Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Dragash po vazhdon të forcojë ekipin e saj shëndetësor me kuadro të reja profesionale.
Sot është nënshkruar kontrata e punës me Dr. Nehar Spahiun, nga fshati Kosavë, i cili pas përfundimit të procedurave të rregullta të konkursit i është bashkuar stafit të QKMF-së në Dragash.
Me këtë rast, Dr. Nehar Spahiut i janë uruar suksese në rrugëtimin e tij profesional dhe në shërbim të qytetarëve të Komunës së Dragashit.
Forcimi i institucioneve shëndetësore me mjekë të rinj shihet si një hap i rëndësishëm për ngritjen e cilësisë së shërbimeve dhe për garantimin e kujdesit më të mirë shëndetësor për qytetarët.
“Investimi në mjekët e rinj është investim në shëndetin dhe të ardhmen e Komunës sonë”, u theksua me rastin e nënshkrimit të kontratës.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

