“Zbulimi i hershëm shpëton jetë”: Dragashi marshon në mbështetje të grave që përballen me kancerin e gjirit

Në kuadër të fushatës vetëdijesuese të “Muajit Rozë”, sot në sallën e Asamblesë Komunale në Dragash është mbajtur një ligjëratë informuese dhe një marsh solidarizues, me synim ndërgjegjësimin e grave dhe vajzave për parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Opoja.net Opoja.net Opoja

Gjatë këtij organizimi, Kryetari i Komunës, Bexhet Xheladini, ka theksuar rëndësinë jetike të kontrolleve të rregullta mjekësore. Si një masë konkrete institucionale, ai konfirmoi se Komuna e Dragashit edhe këtë vit ka ndarë subvencione në vlerë prej 500 eurosh për secilën grua të prekur nga kjo sëmundje, me qëllim lehtësimin e barrës së tyre gjatë procesit të trajtimit.

Rëndësia e solidaritetit dhe mbështetjes u theksua edhe nga shefja e Kabinetit të Kryetarit, Arijeta Skeraj, e cila hapi takimin, e ndjekur nga zyrtarja për Barazi Gjinore, Lindita Kozmaqi Piraj, dhe përfaqësuesja e Grupit të Grave Asambleiste, Pajtesa Berisha.

Pjesa profesionale e ligjëratës u mbulua nga doktoreshat Besiana Refiku dhe Edina Osmankaj. Ato ndanë informacione të detajuara dhe këshilla mjekësore mbi hapat parandalues, duke vënë theksin te domosdoshmëria e zbulimit të hershëm si faktori kryesor për shpëtimin e jetës.

Aktiviteti i sotëm u përmbyll me një marsh solidarizues, i cili nisi nga objekti i Komunës dhe përfundoi te Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Dragash. Përmes këtij marshi u përçua mesazhi i përbashkët për t’i dhënë prioritet shëndetit dhe për të inkurajuar çdo grua që të mos i neglizhojë kontrollet rutinë.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

Kontakti

Tel: +377 (45) 563-059

Email: info@opoja.net

marketing@opoja.net

Adresa: Rruga “Adem Jashari” p.n. Dragash

- Reklama-
- Reklama-