A do të shtyhet sërish viti i ri shkollor? Flasin nga SBASHK-u

Opoja.net Opoja.net Kosova

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, po planifikon dhe është duke bërë përgatitjet që me 13 shtator të nisë viti i ri shkollor.

Të gatshëm për fillimin e vitit të ri shkollor janë edhe mësimdhënësit.

Por, duke parë situatën e rënduar me Covid-19, ata thonë se u takon institucioneve të shëndetësisë që të marrin vendim që mësimi të nisë fizikisht ose ndonjë mënyrë tjetër.

“Janë institucionet ato që do të vlerësojnë se a mund të fillojmë me prani fizike apo do të ketë ndonjë version tjetër të mësimit për çka ne jemi të gatshëm të ballafaqohemi me realitetin dhe të veprojmë në shërbim të arsimit ashtu siç e shohin institucionet, fjalën kryesore në këtë rast në këtë situatë të rënduar duhet ta ketë Instituti dhe Ministria e Shëndetësisë kurse në të tjerët të angazhohemi dhe të realizojmë aq sa dimë dhe mundemi karshi situatave”, tha Jasharaj për Front Online.

SBASHK-u nuk do e përkrahë asnjë mësimdhënës që nuk u vaksinua kundër Covid-19

Ai u ka bërë thirrje edhe njëherë mësimdhënësve të vaksinohet kundër Covid-19.

Jasharaj tha se nëse Qeveria dhe Ministria e Arsimit, marrin vendim që mësimdhënësit të cilët nuk janë vaksinuar të ndëshkohen, ata do ta përkrahin këtë vendim dhe nuk do t’iu dalin në mbrojtje mësimdhënësve te pa vaksinuar.

 

 

“SBASHKU me kohë duke komunikuar edhe me koleget tanë në teren i kemi bërë apel që të vaksinohen dhe këtë çështje e kemi shtjelluar edhe me ministren Nagavci se nëse Ministria e Arsimit merr masa kuzhtëzuese ato masa janë për të gjithë dhe ne jemi shprehur publikisht se mësimdhënësit të cilët nuk e dëgjojnë apelin tone dhe të MASHT-it dhe nuk vaksinohen ne nuk do të iu dalim në mbrojtje”, deklaroi ai për Front Online.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-