A e dini se portokallet kanë veti anti-inflamatore?

Merlinda Guraj Merlinda Guraj Shëndeti

Lëngu i portokallit është në krye të listës së lëngjeve më të konsumuar. Përveç që ka një shije të mrekullueshme, kjo pije popullore është e shkëlqyeshme edhe për shëndetin tonë.

Kur përmenden të gjitha vlerat dhe përfitimet e kësaj pije, nënkuptojmë portokallin e sapo shtrydhur, dhe jo ndonjë lëng të blerë në dyqan. Portokallët janë të pasur me vitaminë C, B dhe A, kalium, kalcium dhe fibra.

Një portokall ka më shumë se 170 fitokemikale dhe 60 flavonoide, që do të thotë se janë të mbushura me veti anti-inflamatore.

Portokallet dhe ushqimet e tjera të pasura me antioksidantë janë edhe më të fuqishëm se ilaçet për të luftuar inflamacionin afatgjatë. Kjo është një gjendje qe ndikon per mire ne lidhje me kancerin, sëmundjet e zemrës, diabetin, artritin, depresionin dhe Alzheimerin./FrontOnline/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-