A keni probleme? Zgjidhjen e gjeni në namazin e natës

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

Njëri nga ibadetet
më të bukura që mund të bëjë një besimtar, i cili e ushqen shpirtin e njeriut, i
shlyen mëkatet dhe forcon imanin e tij është namazi i natës.

Është e mjaftueshme
të falen vetëm dy rekate, andaj le të përpiqemi që të paktën t’i falim nga dy
rekate çdo natë para se të hyjë agimi, Allahu i Plotfuqishëm do të na japë iman,
dritë dhe bindje, do të na forcojë në Rrugën e drejtë, dhe do të na bëjë të
vazhdueshëm.

Për këtë shkak, Ibn Xhevzij
pohon se namazi i natës më së miri mund ta edukojë shpirtin njerëzor. Këtë e
dëshmon rasti, kur Pejgamberi (savs), i pyetur nga Hafsa (r.a.), për Abdullah
bin Omerin (r.a.), është përgjigj: “Abdullahu është njeri i mrekullueshëm, vetëm
sikur të falte edhe namazin e natës.”
(Buhariu, 1128;
Muslimi, 1722)

Pas këtyre fjalëve,
Abdullahu (r.a.), vetëm pak flinte gjatë natës. Buhariu në Sahihun e tij shënon
një transmetim, në të cilin thuhet se Pejgamberi (savs), i ka thënë Ibn Amrit
(r.a.): “O Abdullah, mos u bëj si ky dhe ai njeri, i cili filloi të falë
namaz nate, dhe pastaj e ndërpreu.”

Duhet ta ringjallim
këtë sunet, i cili është lënë pas dore, dhe të cilit njerëzit kanë filluar t’i
shmangen, përveç një pakice të cilët i ka mëshiruar Allahu i Plotfuqishëm. Mjafton
që besimtari të ngrihet natën, të paktën pak, t’i falë dy rekate, dhe pas tyre
t’i lutet Allahut të Plotfuqishëm për falje, t’i ngrejë duart në lutje para
Atij, i Cili i di të gjitha sekretet, i Cili ua lehtëson besimtarëve nevojat e
tyre, i Cili asnjë lutje nuk e refuzon, i Cili i kupton të gjitha gjuhët e
botës dhe i Cili i kupton të gjitha pëshpëritjet.

Prandaj, besimtari
në këtë kohë të natës, le t’i ankohet Allahut të Plotfuqishëm, për mundimet që
e mundojnë, për pafuqinë dhe dobësinë e tij, për mëkatet të cilat i ka bërë,
sepse;

– Nëse Allahu nuk do
të ishte i mëshirshëm, kush do të jetë përveç Tij?

– Nëse Ai nuk do t’i
falë mëkatet, kush do ta bëjë këtë përveç Tij?

– Nëse Ai nuk do ta
pranojë pendimin tonë, atë nuk mund ta bëjë askush përveç Tij. /Akos.ba/

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-