Njeriu, kur e di se dikush e incizon dhe fotografon, kur e di se shikohet dhe mbikëqyret, mundohet që ata të cilët e mbikëqyrin, dëgjojnë, incizojnë… të dinë rreth nesh vetëm atë që ne dëshirojmë.
Harrojmë, harrojmë, se Ai gjithmonë na shikon… dhe se engjëjt e Tij gjithmonë na incizojnë dhe gjithçka regjistrojnë.
Ai na shikon edhe kur bëjmë ndonjë vepër të mirë edhe kur bëjmë ndonjë vepër të ligë!
Ai na shikon edhe kur i nënshtrohemi edhe kur rebelohemi!
Ai na shikon çfarë bëjmë në çdo çast!
Ai na shikon edhe tani ndërsa jemi duke e lexuar këtë status!
Është e shënuar edhe ajo që kemi bërë, edhe ajo që do të bëhet, shikohet, dëgjohet, thuhet, lexohet…!
Paramendo, sa i Mëshirshëm është Allahu ndaj neve!
Na pret me vite dhe dekada nëse do të përmirësohemi! Na pret të fillojmë të veprojmë gjëra që e kënaqin Atë. Na pret të privojmë gjërat që Ai nuk i dëshiron dhe na pret të kërkojmë nga Ai falje për dobësinë dhe neglizhencën tonë.
Nëse Allahu e di për çdo pikë që pikon… atëherë…
Vëllai im dhe motra ime, Ai di për mua dhe për ty.
Ramazani është mundësia që ta përmirësojmë sjelljen tonë ndaj Tij.
Ramazani është mundësia të bëhemi njeri më i mirë!
Unë do të bëhem me lejen e Tij, bëhu edhe ti!
Autor: Sabahudin Sijamhoxhiq
Përktheu: Lutfi Muaremi
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.