Allahu i Plotfuqishëm, na tregon se Musai (a.s.), iku nga Egjipti pasi aksidentalisht vrau një person, andaj u largua në një gjendje frike, duke mos ditur se ku po shkonte apo çka do të bënte.
Ishte i dobët, i izoluar dhe i hutuar. Në atë moment ai tha:
“Shpresoj se Zoti im do të më tregojë rrugën e drejtë!” (el-Kasas, 22)
Ndonjëherë Allahu i Plotfuqishëm, nga urtësia dhe mëshira e Tij, na vendos në pozitë të vështirë për të na parë se si do të reagojmë.
Përgjigja e Musait (a.s.) ishte:
“Sado e keqe të duket situata, unë jam i sigurt se Allahu i Plotfuqishëm do të më ndihmojë që të dal prej saj.”
Asnjëherë nuk duhet të mendojmë se ne e dimë se çka është më e mira për neve. Përkundrazi, duhet t’i themi vetes se ne nuk e dimë se çka është më e mira për neve, por Allahu i Plotfuqishëm e di se çka është më e mira.
Andaj, duhet T’i lutemi Atij, që të bëjë më të mirën për neve.
Pas një kohe të caktuar, Musai (a.s.), kaloi nga një gjendje e dobësisë së plotë, në një gjendje të epërsisë së plotë, kur deti u nda, në mënyrë që ai dhe pasuesit e tij të mund të kalonin përmes tij.
Asim Kan; IslamBosna.ba
Përkthim: Miftar Ajdini
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.