Dr. Muhamed Ratib
en-Nabulsi
Fatkeqësinë e cila e ka
goditur njerëzimin mund të përmbledhim në disa këshilla dhe mesazhe si vijon:
– Asgjë nuk mundet dhe nuk
do të ndodhë pa dijen dhe vullnetin e Allahut, prandaj le të qetësohemi.
– Ky virus është një nga
krijesat e Zotit dhe nuk mund të dalë nga këto korniza, prandaj LE të jemi të
sigurt.
– Nuk ka dyshim se në këtë sprovë ka një urtësi,
ndonjëherë e njohim atë dhe ndonjëherë jo – kështu që ta mbajmë në mend këtë.
– Sprovat dhe fatkeqësitë
janë ligjshmëri e vendosur nga Allahu, ato mund të jenë individuale dhe
kolektive, le ta kuptojmë këtë.
– Kur njerëzit gabojnë dhe
largohen nga udhëzimet e Allahut, Allahu ua dërgon atyre ‘ushtritë’ dhe shenjat
e Tij, të cilat mund të duken të frikshme dhe shkatërruese, por në thelb
fshehin mirësi dhe mëshirë, prandaj gëzohuni.
– Le të mos harrojmë
përshkrimin e njeriut në Kuran, se ai është krijuar në formë të përsosur, dhe
se Allahu e ka dalluar mbi krijesat e tjera, por edhe se njeriu është i dobët,
injorant, i pamatur, i gatshëm për të polemizuar, andaj t’i përmbahemi mirësjelljes.
– Allahu i Lartësuar, ka
shpallë në Kuran: “Është e mundur që juve diçka të mos u pëlqejë, por që
Allahu në atë do t’ju sjellë shumë të mira.” (en-Nisa’, 19), kështu që le të jemi të lumtur.
– Ai gjithashtu ka shpallë: “Dhe mos e humbni shpresën
në mëshirën e Allahut. Me të vërtetë, shpresën në mëshirën e Allahut nuk e
humbin, përpos populli mohues.” (Jusuf, 87), andaj le të kemi
durim.
Përkthim: Miftar Ajdini
(Islampress)
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.