Dr. Muhamed Ratib en-Nabulsi
A ka rregulla për vdekjen? Shembulli i mëposhtëm është provë se nuk ka rregulla për vdekjen, dhe se çdo njeri e ka të caktuar momentin e vdekjes (exhelin), të cilin, përveç Allahut, askush dhe asgjë nuk mund ta shpejtojë as ta ngadalësojë.
Shembulli – 1
Unë kisha një mik i cili ishte vuante nga një sëmundje e rëndë dhe kronike dhe pas një trajtimi të gjatë në spital, mjeku tha: “Merrni në shtëpi, sepse nuk ka asnjë shpresë që të shërohet.”
Bazuar në fjalët e mjekut, vëllai i tij në mbrëmje e shkroi një njoftim për vdekje për t’u përgatitur për vdekjen e tij.
Pasiqë unë kisha ligjëratë pas namazit të sabahut në xhami, thashë vetë më vete: “Në mëngjes do ta lexoj njoftimin e vdekjes në mure.”
Mirëpo, gjatë gjithë rrugës, në asnjë mur nuk pashë njoftim vdekjeje, edhe pse mjeku tha se ai kishte marrë fund. Më vonë më thanë që gjendja e tij paksa ishte përmirësuar. Dhe ajo që dua t’ju them, është se ai jetoi edhe 7 vjet të tjerë pas kësaj, kurse vëllai i tij që e shkroi njoftimin e vdekjes vdiq para tij.
Përkthim: Miftar Ajdini
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.