Një burrë i tha gruas së tij: “Sa po më mungojnë prindërit e mi, vëllezërit e mi dhe fëmijët e tyre, ka një kohë që nuk i kam parë, do t’i ftoj nesër te ne për drekë.”
Gruaja tha pa vullnet: “Inshallah”.
Të nesërmen në mëngjes burri shkoi në punë dhe erdhi në shtëpi pak më herët se zakonisht dhe i tha gruas së tij: “Prindërit e mi do të vijnë pas një ore, ku është ushqimi?”
Ajo u përgjigj: “Jo, nuk kam përgatitur asgjë, pasiqë ata janë prindërit e tu, nuk janë të huaj dhe mund të hanë atë që na ka ndodhur në shtëpi.”
Në këtë burri i tha: “Allahu të faltë oj grua, po pse nuk më the dje se nuk do të përgatisësh asgjë, kurse tash për një orë ata do të jenë këtu.”
Gruaja i tha: “Thirri, kërkoju falje, dhe thuaju të mos vijnë… Ata nuk janë të huaj (musafirë), por janë prindërit tu.”
Burri doli nga shtëpia, i pikëlluar dhe i menduar.
Pas një kohe të shkurtër, u dëgjua zilja në derën e hyrjes së shtëpisë. Gruaja e hapi derën, por u befasua kur i pa prindërit e saj, vëllezërit e saj dhe fëmijët e tyre.
Babai e pyeti: “Ku e ke burrin?”
Ajo u përgjigj: “Ai doli pak më herët.”
Babai i saj u shpreh i irrituar: “Por burri yt dje na ftoi për drekë, kurse tash nuk është këtu.”
Gruaja u nervozua, e thirri burrin dhe e pyeti e zemëruar: “Pse nuk më ke thënë ti se i ke ftuar prindërit e mi për drekë?”
Ai iu përgjigj me një ton të qetë: “Prindërit e mi janë edhe prindërit tu, kurse prindërit tu janë edhe prindërit e mi, për mua nuk ka dallim ndërmjet tyre…”
Gruaja e ndërpreu e mërzitur: “Të lutem kthehu në ndonjë restorant luksoz dhe sille ushqimin më të mirë, sepse në shtëpi nuk ka asgjë që mund tu ofrojë.”
Burri iu përgjigj i relaksuar: “Unë tash jam shumë larg nga shtëpia, ata janë prindërit e tu e nuk janë “të huaj”, mund tu ofrosh atë që ke menduar t’ua ofrosh prindërve të mi për drekë.”
Përshtati: Miftar Ajdini
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.