Austria ka marrë vendim që t’i njohë patentë shoferët kosovarë.
Këtë e ka bërë të ditur për Klankosova.tv, deputeti i parlamentit evropian, Lukas Mandl.
Mandl tha se vendimi është marrë sot në Këshillin e Ministrave të Austrisë, por që tani duhet të kalojë në parlament.
Se kur do të mblidhet parlamenti austriak për këtë çështje, Mandl tha se ende nuk dihet.
“Po, sot në Këshillin e Ministrave u mor vendimi që të njihen patentë shoferët kosovarë në Austri. Tani krejt çka duhet është që të miratohet edhe në parlament, mirëpo ende nuk kemi ndonjë datë të saktë se kur do të mblidhet parlamenti për këtë çështje”, ka thënë Mandl për Klankosova.tv
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.