Opoja.net

Bëni nënën tuaj të lumtur, do t’ju lumturoj Allahu

Islame
Bëni nënën tuaj të lumtur, do t’ju lumturoj Allahu

Bamirësia
ndaj prindërve është një prej shkaqeve më të mëdhenj të arritjes së mëshirës së
All-llahut.

Të gjithë e dimë pozitën që zë nëna në fenë tonë Islame. I Dërguari i Allahut salAllahu ‘alejhi ue sel-lem na këshillon që nën këmbët e saj gjendet Xhenneti, respektivisht me bamirësinë ndaj nënës mund të arrihet falja e mëkateve dhe hyrja në bahçet e Xhennetit ku përjetësisht do të banojnë banorët e Xhennetit.

Në Kur’an në shumë vende përmendet rëndësia bamirësisë ndaj prindërve, në veçanti nënës:

“Njeriun
e kemi porositur të jetë i sjellshëm ndaj prindërve të vet. Nëna e mbart atë me
mund dhe me mund e lind. Ai mbartet dhe ushqehet me gji për tridhjetë muaj dhe,
kur arrin në moshën e burrërisë e i mbush dyzet vjet, ai thotë: “O Zoti im! Më
frymëzo që të të falënderoj për begatitë që Ti më ke dhënë mua dhe prindërve të
mi dhe që të bëj vepra të mira, me të cilat Ti do të jesh i kënaqur! Më dhuro
pasardhës të mirë! Tek Ty kthehem i penduar dhe Ty të dorëzohem!”.

Në anën tjetër,
mosbindja ndaj nënës është prej mëkateve më të mëdha që njeriu mund ta bëj,
mëkat shkatërrues për të cilën më së shpejti mund të arrihet zemërimi i Allahut
dhe dënimi në këtë dhe në botën tjetër.

Në vijim do t’i përmendim disa porosi rreth rëndësisë së bamirësisë ndaj nënës për këtë dhe botën tjetër.

Po qe se
është nëna gjallë, përkushtoju dhe bëj çmos që ta lumturosh. Betohem në emër të
Allahut se nuk ka vepër më të ndershme t’i afrohesh Allahut dhe të arrish
sukses se bërja e prindërve të lumtur, në veçanti nënën.

Ta bësh
nënën të lumtur është prej shkaqeve më të mëdha për shkak të cilës do të arrish
sukses te Allahu.

Bëj gjëra që do ta bëjnë të lumtur. Thirre në telefon sa herë që ke mundësi, sepse dëgjimi i zërit tënd e bën atë të lumtur.

Erdhi një njeri tek Ibën Abbasi dhe i tha që ka vrarë njeri. E pyeti: “O kushëri i të Dërguarit të Allahut, a mund të pendohem?!”

Ibën
Abbasi i tha: ‘A e ke nënën gjallë?’ Njeriu i përgjigjet jo.

Ibën
Abbasi i tha: “O djalë i vëllait tim, shtoje pendesën dhe bëj vepra të mira’,
dhe njeriu u largua.

Ata’ Ibën Jesari (një nga dijetarët e Ibën Abbasit) e pyeti: ‘O kushëriri i të Dërguarit të Allahut, pse e pyete a e ka nënën gjallë?’

Ibën Abbasi i përgjigjet: ‘Betohem në emër të Allahut se nuk di për vepër tjetër që mund të të afrojë tek Allahu sa mirësjellja ndaj nënës.’

Autor: Nedim Botić
Përshtati: Lutfi Muaremi

[Isl@mpress.ch]

Ta bësh shpirtin fole mëshire

Opoja.net

Dëshpërimi dhe humbja e shpresës në mëshirën e Allahut, është mëkat më i madh…

Opoja.net

Kjo është çështje feje, jo lojë dhe argëtim!

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net