Besim, dashuri, dëshmi

Opoja.net Opoja.net Artikuj

Nëse ke thënë: “Dëgjova dhe besova!”, çohu! Nëse po lodhesh për të dëshmuar besimin, mundohu! Me të vërtetë, kush kërkon gjen. Çdo të eturi që kërkon ujë, i djegur, i përmalluar e i tharë, i jepet ujë. Çështja është të arrish të falënderosh siç duhet pasi ke arritur tek uji. Dhe falënderimi nuk tregohet duke përsëritur thjesht fjalën “faleminderit”, por duke u përpjekur të kesh frikë Allahun ashtu siç duhet. (shih. Al’ Imran, 123.) Meqenëse falënderimi i vërtetë është i mundur vetëm me bindjen ndaj urdhrave të Allahut dhe ruajtjen nga ndalesat e Tij, atëherë duhet hequr dorë nga sjellja sipas qejfit dhe duhet besuar pa kushte. Njeriu i beson më tepër atij që do. Ndërsa ndaj atij që nuk do, mban distancë dhe është i kujdesshëm. Shprehjet, si vallë, por, pse, apo vështirësia dhe ngurrimi në të besuar janë shenja të dyshimeve. Ndërsa besimi i vërtetë nuk bart asnjë ngurrim.

Besim do të thotë të pranosh në mënyrë të prerë vërtetësinë e dikujt, ta konsiderosh atë një qenie të lartë, pas të cilit mund të lidhesh dhe t’i drejtohesh atij me një respekt të palëkundshëm. Për çfarë nevojitet një besim kaq i fortë? Për të arritur përsosmërinë në zemër dhe për rrjedhojë edhe në sjellje dhe fjalë. Me çfarë mund të arrihet ky synim? Natyrisht që me dashurinë e një besimtari të përkryer… Dikush që nuk të do aq sa të mund të thotë “dëgjova dhe besova”, nuk mund as të të imitojë. Përngjasimi i atij që dashuron me atë që dashurohet, është për shkak se ai e pranon atë si qenien më ideale. Kur besojmë se tek dikush janë mbledhur të gjitha virtytet e larta, dëshirojmë t’i ngjajmë atij. E ndjekim, mundohemi të jetojmë si jeton ai dhe të jemi pranë tij sa herë që të kemi mundësi. Kur e duam dikë aq sa bëhet ideali ynë, ne marrim shembull mënyrën e jetesës së tij dhe përvetësojmë parimet e tij. Dashuria e vërtetë nuk është një fjalë e cila përsëritet vetëm me gjuhë, por ajo që bëhet shkak i një ndryshimi që shihet me sy dhe ndihet me zemër.

Në një fshat jetonte një djalë i ri, i cili donte një vajzë nga fshati, e cila quhej Aishe. Ai i shkonte poshtë shtë- pisë së saj, i këndonte serenata, e lëvdonte me poezi dhe gjithmonë i shprehte dashurinë. Kjo vazhdoi për një kohë të gjatë. Aq sa Aisheja filloi të mendonte: “Vallë, kur do vijë në shtëpi e të më kërkojë dorën?” Ndërkohë që ajo ishte zhytur në këto mendime, djali ia beh përsëri. Aisheja po priste t’i thoshte ndonjë gjë të tipit: “Sot do vijmë nga ju për një sebep”, kurse djali i thotë: – Aishe të dua shumë! Por do të martohem me Fatimen. Të pres në dasmë. Do vish apo jo? – …!!…??… * * * Kur njeriut nuk i përputhen fjalët me veprat, do të dalë në pah një tablo e tillë. Duhet të pyesim veten: “Vallë, po ne, kështu si ky djali sillemi kundrejt atyre që themi se i vlerësojmë dhe i duam?” Si është gjendja jonë kur bëhet fjalë për besnikëri, bindje apo veprim; kur duhet të sakrifikojmë dhe të dëshmojmë? Në fakt, fjalët e dashurisë, që nuk janë dëshmuar me vepra dhe nuk kanë kaluar përtej fjalëve, nuk kanë asnjë vlerë. Por më e rëndësishme është të pyesim veten: “Vallë, po ne, të njëjtën gjë bëjmë kundrejt njeriut me moralin më të bukur, Pejgamberit tonë të dashur, (a.s.).” Sa i kemi ngjarë atij në mendime, fjalë apo punë? A mundëm të bëhemi sa thoi i tij në sakrificë? Sa e morëm shembull atë në lidhje me përjetimin me moslëkundje, dashuri dhe vendosmëri në atë që beson? Sa i ndoqëm gjurmët e të dashurve të Allahut, që janë edhe trashë- gimtarët e tij? Kur themi, “e dua!”, të bëjmë kujdes se me çfarë e kemi lidhur zemrën tonë, me të vërtetën apo me të kotën? Nëse një mysliman thotë, “besova!”, pastaj ndihmon jahuditë, të krishterët ose idhujtarët me paratë e veta, këtu ka një kontradiktë serioze. Një besimtar, në dukje dëshiron të marrë dije; por, nëse ai e shpenzon kohën, vëmendjen dhe pasionin e tij në gjëra të padobishme, kjo është shumë e çuditshme. Një nënë, e cila thotë se dëshiron që fëmijën e saj ta edukojë si vajzën e Pejgamberit (a.s.), por shkon dhe e edukon vetëm për gjëra të kësaj bote, edhe këtu del në pah një çudi. Nëse dikush agjëron gjithë ditën dhe në mbrëmje bën iftar me ushqim haram ose, nëse i fal pesë kohët e namazit, duke qëndruar përpara Allahut, pastaj lë mënjanë fenë në kohën më të nevojshme dhe thotë “jam rob i robit”, kjo është me të vërtetë e pakuptimtë. E njëjta gjë është edhe me atë që, pasi thotë se është i mahnitur me karakterin e Omerit (r.a.), shkon e blen edhe një veshje tjetër pa pasur nevojë, duke shpërdoruar pasurinë. Mirëpo edhe gjella që është duke zier edhe trëndafili ETIKA 19 që është duke çelur, madje edhe kufoma që është duke u kalbur, e kanë erën e tyre të veçantë. Prej çdo zjarri përhapet tym, nxehtësi dhe erë. Zjarri i vërtetë lëshon shkëndija. Zjarri i vërtetë të djeg e të pjek. Atëherë, të hedhësh slogane dashurie artificiale, si “U dogja nga malli për ty, o Rasulallah!” dhe të mos ketë asnjë shenjë tymi, zjarri apo shkëndije, është diçka shumë e çuditshme. Po ashtu edhe femrat besimtare, që pasi thonë “besova”, shpenzojnë një mal me para për të blerë veshje ekstremisht të ngushta, duke u futur kë- shtu në kategorinë e “të veshurve lakuriq” (shih. Muslim, Xhenet 52.), janë shumë të çuditshme. E njëjta gjë ndodh edhe me meshkujt besimtarë që, megjithëse sytë i kanë të krijuar me kapakë, vazhdojnë me këmbëngulje të shohin haramin. (shih. Nur, 30.) Çudi është edhe me ata, që pasi thonë “jam mysliman elhamdulilah”, vazhdojnë të hanë kamatën, të mashtrojnë njerëzit dhe të tradhtojnë amanetin; apo edhe me ata që thonë, “jemi prej umetit të Muhamedit” dhe e konsiderojnë veten të drejtë e të pafajshëm pas çdo lloj gjynahu, madje përpiqen edhe ta shfajësojnë veten. Ndërkohë që duhet të merremi me verifikim, ne kemi probleme edhe në imitim; nëse themi “besova” dhe na ikin namazet, këtu ka diçka që s’shkon. Sa e çuditshme është që tashmë edhe vetë myslimanët nuk e respektojnë edukatën e Ramazanit, por hanë në mes të ditës në sy të të gjithëve. Ndërkohë që mirësitë duhet t’i bëjmë vetëm për hir të Allahut, është e pakuptimtë që t’i bëjmë ato për hir të humanizmit me logjikën e pëlqimit nga të gjithë. Sa e trishtueshme është gjendja e egove tona që prodhon arsyetime pas arsyetimesh. Sa e hidhur është gjendja e njeriut, që e humbet mirësinë e namazit me xhemat, ndërkohë që dera e shtëpisë së tij është përballë derës së xhamisë. Ejani, pa u bërë ende vonë, të kthehemi me gjithë qenien tonë në gjurmët e njeriut me moralin më të bukur, në gjurmët e të Dashurit të Allahut (a.s.). Sa herë që themi “shehadetin”, deklarojmë me gjuhë se Allahu është Një i Vetëm dhe se Muhamedi (a.s.), është i Dërguari i Tij. Tashmë, këtej e tutje, le ta vendosim Kuranin dhe Sunetin në qendër të jetës sonë. Çështjet e çuditshme le të ndërrojnë vend në sajë të faljes e të bëhen mëshirë. O Allah! Çështjet dhe zemrat tona merri në anën e kënaqësisë Tënde. Bëj që të kuptuarit, të më- suarit dhe besimi ynë të jenë të fortë. Na pajis me dashurinë dashuron Ti dhe na fut në radhët e fatlumëve, që i ngjajnë të Dashurit Tënd dhe takohen në xhenet me atë të cilit i ngjajnë! Amin

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-