Bindja e Musait a.s.

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

Kur Musa a.s. e nxori  popullin e tij nga skllavëria e faraonit dhe arritën para detit,  ndërsa pas shpine kishin ushtrinë e faraonit. Atëherë mes njerëzve filloi frika dhe paniku sepse ndodheshin në një situatë pa rrugëdalje. Musa a.s. u tha: ” “Kurrsesi, me mua është Zoti im, Ai do të më udhëzojë”!

Edhe pse para tyre ishte
pengesa e madhe (deti), ndërsa pas tyre njeriu më i fuqishëm i kohës, që ishte
i gatshëm ta shkatërroj, Musa a.s. nuk dyshoi në mëshirën dhe ndihmën e Zotit.

Pra, optimizmi i tij vinte nga bindja e fortë në Allahun xh.sh.  i Cili asnjëherë nuk i harron dhe nuk  i braktis ata që janë të devotshëm. Gjithsesi se do t’ua tregoj rrugën e shpëtimit atyre që mbështeten  tek Ai. “E kush u përmbahet dispozitave të Allahut, atij Ai i hap rrugë dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare. Kush i mbështetet Allahut, Ai i mjafton atij.” (Talak 2-3)

Përshtati: Arsim Dauti

(Islampress)

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-