Shumë gra kalojnë për çdo ditë kalojnë orë të tëra duke e përgatitur
iftarin. Fatkeqësisht, gjatë ditës ato duhet t’i bëjnë pjesën më të madhe të
punëve shtëpiake, pa ndihmën e askujt.
Burrat duhet ta kuptojnë rëndësinë e obligimeve të bashkëshorteve
të tyre, dhe të mundohen të ndihmojnë në saje të mundësive të tyre rreth përgatitjes
së tavolinës dhe shërbimin e miqve.
Gratë ka nevojë që në mënyrë të butë t’i përkujtojnë
bashkëshortët që është sunnet të ndihmohet rreth obligimeve shtëpiake, dhe se
shpërblimi për ato mirësi do t’u shumëfishohet për 70 herë gjatë muajit të
Ramazanit!
Si një përgatitje, bashkëshortët mund ta bëjnë orarin e detyrimeve
të ndërsjella, ashtu që të zhvillohet ndjenja e mbështetjes dhe sigurisë së
ndërsjellë.
Për shembull, mund së bashku të mendoheni rreth menysë së
iftarit dhe kush çfarë detyrime do të kryejë.
Gratë gjatë Ramazanit duhet të tregohen falënderuese për
ndihmën e marrë, sado qoftë e vogël, e kështu ndoshta ai nxisin që në të
ardhmen të mbështeten më shumë!
Gratë nganjëherë dinë të jenë kritikuese ndaj anëtarëve të
familjes për shkak të mos mbështetjes në detyrimet e kuzhinës, ndërsa më mirë
do të ishte ta respektojnë dëshirën e tyre për të ndihmuar.
Mbani mend që koha e përgatitjes së iftarit mund të
shfrytëzojë për përforcimin e lidhjeve familjare, biseda me bashkëshortin si
dhe kujtimet e çasteve të lumtura nga e kaluara. Koha e kaluar së bashku mund
të shijon më tepër se sa ushqimi që e keni përgatitur.
Burimi: productivemuslim
Përktheu: Lutfi Muaremi
[Isl@mpress]
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.