Çfarë bëjmë për këtë Ummet?

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

Dëshiroj që sot në mënyrë serioze ta shohim jetën tonë personale dhe të pyesim veten se çka në të vërtetë bëjmë për ummetin tonë? Vallë si e ndihmojmë ne ummetin tonë? Për çfarë do të na përkujtojnë neve njerëzit? Si mund të shfrytëzojmë kohën, inteligjencën, energjinë dhe kreativitetin tonë në emër të Allahut dhe t’i shërbejmë këtij ummeti.

Gjatë ditëve të kaluara kam shikuar disa ligjërata të formatit TED (ligjërata ku mblidhen dhe përhapen idetë), në të cilat mysafirë ishin shumë personalitete të njohura të kohës. Këto personalitete ia kanë përkushtuar jetën një qëllimi të caktuar dhe kanë arritur sukses. Nuk është me rëndësi nëse puna e tyre është e njohur apo e spikatur. Përkushtimi, sinqeriteti dhe mundi i tyre në të vërtetë ka ndikuar së paku në jetën e një personi.

Dëshiroj që secili nga ne të bëj diçka  që do t’i ndihmonte zhvillimit të ummetit dhe në këtë mënyrë libri me vepra të mira të jetë sa më i rëndë, inshaallah.

Mjaft ishim dembel dhe letargjik duke pritur që gjërat të lëvizin vetvetiu në vend që vet të ngrihemi nga vendi dhe të bëjmë diçka. Përse të mos krijojmë uebfaqe në internet, të ngrinim vetëdijen e njerëzve, të prodhojmë programe të ndryshme, të shpikmi diçka të re, të planifikojmë konferenca të ndryshme dhe të organizonim ndonjë aksion humanitarë.?

Ne jemi populli më i mirë, jemi ummeti i Muhamedit a.s dhe është koha e fundit të ringrihemi. Mirëpo, do të ringrihemi vetëm atëherë kur secili nga ne do të bëj diçka për hir të Allahut të Madhërishëm, për fenë tonë,  Islamin.

Ekzistojnë disa hapa të thjeshtë që do të na ndihmojnë. Edhe pse janë të thjeshtë, këto hapa kërkojnë që të mendoni shumë për to. Pasi që gjërat u bëhen të qarta faleni namazin istihare.

Uluni dhe mendoni (edhe disa herë nëse është e nevojshme) për gjërat që dëshironi të bëni, në gjërat që mund t’i bëni dhe jeni të mirë në to dhe ndezin dëshirën tuaj, pastaj këtë të gjithë vendoseni në letër. Bëni një lidhje mes gjërave që dëshironi të bëni dhe atyre që mund t’i shërbejnë ummetit dhe njerëzimin në përgjithësi. P.sh. nëse keni ide për bashkësinë tuaj, mos kufizoni vetëm në fqinjësinë tuaj. Në vend të kësaj mundohuni ta përhapeni idenë tuaj kështu që çdo bashkësi në shtetin tuaj të mund të marr idenë tuaj. Mos u frikoheni të synoni lart, mirëpo ecni me hapa të fëmijës që të arrini qëllimin tuaj. Lajmëroni edhe të tjerët. Ndani idetë tuaja edhe me shokët dhe anëtarët tjerë të familjes. Mos u mërziteni nëse dikujt nuk i pëlqen projekti juaj. Nëse në të vërtetë besoni në atë projekt, filloni qoftë edhe vetë dhe përmbajuni vendimin tuaj. Allahu i Madhërishëm do t’jua dërgojë njerëzit e duhur të cilët do t’ju bashkëngjiten dhe do t’ju ndihmojnë inshaallah. Bëhuni aktiv. Çfarë prisni? Regjistroni këtë fushë, thërrisni  atë organizatë humanitare, dërgoni emaile, bëni gjithçka që do t’ju nxiste për të ecur përpara dhe mos prisni.

Ka disa vite që e lus Allahun e Madhërishëm që të më bëj të dobishëm, që t’i shërbej islamit. Shpesh e shoh përgjigjen e Tij ndaj lutjes time në atë që më ka bekuar me këtë uebfaqe dhe shpresoj se kjo do t’i inspiroj edhe shumicën nga ju që të krijoni projekte që do të rrisnin produktivitetin e ummetit tonë.

Shqipëroi: Arsim Dauti

(Islampress)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-