DHEU NGA XHENETI

Merlinda Guraj Merlinda Guraj Artikuj Uncategorized

Mësuesi njërit nga nxënësve të vet i tha:

– Nuk do ta jap notën e plotë përderisa nuk më sjellë dhé nga Xheneti.

Nxënësi i tha:

– Mësues, nëse të sjellë, a do ta marr notën e plotë?

– Po, – ia ktheu ai.

Nxënësi u kthye në shtëpi dhe në ditën tjetër mësuesit ia dërgoi një enë me dhe.

Mësuesi e pyeti:

– Prej ku e solle dhe si e solle?

– I thashë nënës sime të ecë mbi dhé e pastaj e tubova dhe ta solla. Pra ashtu si na mësove se Xheneti është nën këmbët e nënës, unë atë e veprova, – tha nxënësi.

Mësuesi filloi të qajë dhe ia dha notën e plotë.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-