Dhurimi i Një Trualli prej 16 Ari për Këshillin e Bashkësisë Islame Dragash nga Xhevat Spahiu

Opoja.net Opoja.net Artikuj Opoja

Sot, më datë 1 nëntor 2023, një ngjarje e rëndësishme ka ndodhur në zyrën e Këshillit të Bashkësisë Islame Dragash.

Xhevat Nuri Spahiu, një arsimtar veteran nga fshati Kosavë, u bashkua me karavanin e vakëflënësve dhe dhuroi një truall prej 16 ari e 44 m2 për Këshillin e Bashkësisë Islame Dragash. Ky truall gjendet në vendin e njohur si “Fusha-Kërhani” në fshatin Kosavë, Komuna e Dragashit.

Dhuruesi i vakëfit, Xhevat Spahiu, pasi kreu aktin noterial të dhurimit, u shpreh tejet i lumtur dhe falënderoi Zotin e Madherishëm për mundësinë e dhurimit të pronës së tij vakëf, me qëllim që ajo të jetë e përjetshme dhe të sjellë sadaka në të ardhmen.

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Dragash, Driton ef. Qengaj, falënderoi thellë vakëflënësin për aktin e tij të dobishëm dhe lutet që Allah i shpërblejë me të mirat e Tij në këtë botë dhe botën tjetër.

Ky akt i mrekullueshëm i dhurimit vakëf është një shembull i vlerave të theksuara të dashurisë dhe solidaritetit në komunitetin mysliman të Dragashit. /Opoja.net/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-