– Para se gjithash
je i obliguar ta fitosh kafshatën me hallall. Kjo është themel i besimit dhe
sheriatit.
– Mundohuni të
mos bëheni barrë për askënd dhe mos kërkoni mëshirë nga askush. Për njeriun nga
mëkatet më të mëdha është të jetë dembel pa arsye, të mos prodhoj asgjë dhe të
bëhet i nevojshëm për mëshirën e tjerëve
– Mos jeto në
luks të tepërt. Nuk është e lejuar të shpërdorosh atë që e ke fituar në mënyrë
të lejuar. Teprica duhet të harxhohet në punë të hajrit, tu ndihmohet nevojtarëve
dhe zbutja e telasheve të njerëzve.
– Fol sipas
vendit dhe rastit dhe me çdokënd sillu bukur dhe me edukatë. Nëse dikush sillet
keq me ty, mos ia kthe në të njëjtën mënyrë dhe
të bëhesh si ai.
– Ji mesatarë në
punë, në të folur dhe në gjithçka tjetër.
– Ji i sinqertë në
çdo fjalë dhe në çdo punë. Ruaj dinjitetin tënd në çdo rast. Mos tradhto atë që
të është besuar.
– Mos e harxho
kohën kot. Shiko çfarë të ofron ajo dhe shfrytëzo çdo çast në punë të hajrit.
– Mendo Zotin
gjithmonë dhe mbështetu tek Ai. Përmende shpesh dhe adhuroje Atë.
Burimi: Preporod
Përktheu: Arsim
Dauti Islampress
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.