Opoja.netOpoja.net
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shtojca
    • Kultura & Arti
    • Shëndeti
    • Teknologji
    • Kuzhina
    • Kuriozitete
  • Ide
    • Opinione
    • Intervista
    • Personazhe
    • Talentet
  • Shpallje
  • Blogu i ditësLIVE
Kërko
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontribo
  • Raporto
  • Privacy Policy
© 2013- 2022 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.
Duke lexuar: Dita e pestë e thirrjeve për shtensionim në veri, bllokada vazhdon
Ndaje
Notification Shfaq më shumë
Blogu i ditës
E pranoi Islamin në moshën 7 vjeçare
E pranoi Islamin në moshën 7 vjeçare
21:37 | 15.08.2022
Granit Xhaka me rol të ri nën urdhrat e Mikel Artetas
Granit Xhaka me rol të ri nën urdhrat e Mikel Artetas
20:23 | 15.08.2022
KEDS publikon hartën: këtu mund të njoftoheni për kohën e reduktimeve
KEDS publikon hartën: këtu mund të njoftoheni për kohën e reduktimeve
18:54 | 15.08.2022
Burri në Dragash terrorizon vëllain dhe kunatën, i kërcënon me benzinë e armë në dorë – shkak tapia e shtëpisë
Burri në Dragash terrorizon vëllain dhe kunatën, i kërcënon me benzinë e armë në dorë – shkak tapia e shtëpisë
18:29 | 15.08.2022
Plas sherri në një ndejë me muzikë live në Dragash, theret me thikë një person
Plas sherri në një ndejë me muzikë live në Dragash, theret me thikë një person
18:26 | 15.08.2022
Aa
Opoja.netOpoja.net
Aa
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shtojca
  • Ide
  • Shpallje
  • Blogu i ditësLIVE
Kërko
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shtojca
    • Kultura & Arti
    • Shëndeti
    • Teknologji
    • Kuzhina
    • Kuriozitete
  • Ide
    • Opinione
    • Intervista
    • Personazhe
    • Talentet
  • Shpallje
  • Blogu i ditësLIVE
Follow US
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2013- 2022 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.
Kosova

Dita e pestë e thirrjeve për shtensionim në veri, bllokada vazhdon

Opoja.net
Opoja.net 08:04 | 24.09.2021
Ndaje
Dita e pestë e thirrjeve për shtensionim në veri, bllokada vazhdon
Ndaje

Pikat kufitare në Jarinje e Bërnjak vazhdojnë të mbahen të bllokuara nga banorët serbë, nga dita e hënë kur Qeveria e Kosovës ka nisur të zbatojë vendimin për reciprocitet me Serbinë për targat e automjeteve. Veturat me targa të Serbisë, që hyjnë në Kosovë, do të pajisen ne targa të përkohshme, gjë që Serbia po e bën tash e sa vite.

Policia e Kosovës ka njoftuar të enjten se qytetarët lokalë në afërsi të pikave kufitare në Jarinje dhe Bërnjak – të cilët kanë bllokuar rrugën pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatim të masës së reciprocitetit në targa – kanë përforcuar bllokadat me zhavorr.

Ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme e Qeverisë së Kosovës bëri të ditur se prej 20 shtatorit e deri në përfundim të ditës së mërkurë, më 22 shtator, ka lëshuar 6.375 targa të përkohshme në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar (PPK) dhe Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në tërë territorin e Kosovës.

SHBA-ja kërkon veprime të menjëhershme për shtensionim

Shtetet e Bashkuara thonë se duhet të ndërmerren veprime të menjëhershme për të shtensionuar situatën në veri të Kosovës.

I ngarkuari me punë në Ambasadën Amerikane në Kosovë, Nicholas Giacobbe, njoftoi se ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti me të cilin ka diskutuar për rëndësinë e ri angazhimit në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Një takim i mirë me kryeministrin Kurti mbi rëndësinë e riangazhimit në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të zgjidhur çështjen e targave dhe të tjera. Nevojiten hapa të menjëhershëm për të ulur tensionet”, thuhet në një postim të, Nicholas Giacobbe, në rrjetin social Twitter.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, të mërkurën u ka bërë thirrje qytetarëve serbë, të mbledhur në afërsi të vendkalimeve kufitare në Jarinje dhe Bërnjak, që të lirojnë rrugët e bllokuara.

Ai gjithashtu ka theksuar se është i gatshëm që të shkojë në takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në rast të një ftese nga Bashkimi Evropian dhe se Kosova është e gatshme ta heqë masën e reciprocitetit sa u përket targave, në qoftë se Beogradi do ta bëjë të njëjtën gjë për targat e automjeteve nga Kosova.

Por, presidenti serb Vuçiq, ka deklaruar se për të biseduar, gjendja duhet të kthehet ashtu siç ishte para 20 shtatorit.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka bërë thirrje të mërkurën për ulje të menjëhershme të tensioneve në veri të Kosovës, duke thënë se “të gjitha marrëveshjet e arritura në procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, nga nisja e tij në vitin 2011, mbeten valide dhe obliguese për të dyja palët”.

Që kur filloi kundërshtimi i serbëve lokalë, në katër komuna në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – kryetarët e komunave që janë pjesë e Listës Serbe gjatë tërë kohës janë në barrikada me popullatën vendase.

Edhe shefi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Zahir Tanin, ka reaguar të enjten pas bllokadave të krijuara në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak, si pasojë e vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet në targat e Serbisë, duke u kërkuar të gjitha palëve që të adresojnë çështjet që kanë përmes mekanizmave të dialogut dhe të marrin hapa për të shmangur tensionet.

Çështja e targave është e rregulluar me Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku ishte përcaktuar që të gjithë pronarët e veturave që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat ‘KS’ (Kosovë) ose ‘RKS’ (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Kushtet e Beogradit/ Policia të shkojë në veri me miratim të serbëve

Vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi po kushtëzohet nga Beogradi për përmbushjen e katër kërkesave, të cilat sipas mediave serbe dalin nga marrëveshjet e nënshkruara më herët në Bruksel. Sipas këtyre mediave këto kërkesa janë penguar dhe refuzuar nga Kosova prej vitesh.

Novosti shkruan se nga kërkesat e para është formimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kurse, kërkesa e dytë është mos dërgimi i Policisë me armatim të rënë në veri pa lejen e KFOR-it dhe miratimin e asociacionit serb.

Tutje Novosti shkruan se kërkesa e tretë është formimi i dy kompanive serbe për shpërndarje të rrymës për serbët në veri dhe kërkesa e katër është që trupat gjykues për rastet në veri të jenë në raport 2 me 1, në favor të serbëve.

151

A jeni optimist se Kosovës do t'i hiqen vizat këtë vit?



Opoja.net 08:04 | 24.09.2021
Shpërndaje:
Ndaje Ciceroje Whatsapp Whatsapp Kopjo lidhjen
Burri në Dragash terrorizon vëllain dhe kunatën, i kërcënon me benzinë e armë në dorë – shkak tapia e shtëpisë
Opoja

Burri në Dragash terrorizon vëllain dhe kunatën, i kërcënon me benzinë e armë në dorë – shkak tapia e shtëpisë

18:29 | 15.08.2022
Plas sherri në një ndejë me muzikë live në Dragash, theret me thikë një person
Opoja

Plas sherri në një ndejë me muzikë live në Dragash, theret me thikë një person

18:26 | 15.08.2022
Në Dragash mbahet koncerti për nder të mërgimtarëve
Opoja

Në Dragash mbahet koncerti për nder të mërgimtarëve

10:25 | 10.08.2022
E pranoi Islamin në moshën 7 vjeçare
E pranoi Islamin në moshën 7 vjeçare
Artikuj
Granit Xhaka me rol të ri nën urdhrat e Mikel Artetas
Granit Xhaka me rol të ri nën urdhrat e Mikel Artetas
Sport
KEDS publikon hartën: këtu mund të njoftoheni për kohën e reduktimeve
KEDS publikon hartën: këtu mund të njoftoheni për kohën e reduktimeve
Kosova
Burri në Dragash terrorizon vëllain dhe kunatën, i kërcënon me benzinë e armë në dorë – shkak tapia e shtëpisë
Burri në Dragash terrorizon vëllain dhe kunatën, i kërcënon me benzinë e armë në dorë – shkak tapia e shtëpisë
Opoja

Ju gjithashtu mund të lexoni

KEDS publikon hartën: këtu mund të njoftoheni për kohën e reduktimeve
Kosova

KEDS publikon hartën: këtu mund të njoftoheni për kohën e reduktimeve

1 Min. Leximi
Qeveria nuk e subvencionoi KEDS-in, nga sot qytetarët do të përballen me reduktime të rrymës
Kosova

Qeveria nuk e subvencionoi KEDS-in, nga sot qytetarët do të përballen me reduktime të rrymës

3 Min. Leximi
Pas 3-5 vjetëve, Kosova si shtetet e BE-së do të kërkojë punëtorë të huaj
Kosova

Pas 3-5 vjetëve, Kosova si shtetet e BE-së do të kërkojë punëtorë të huaj

1 Min. Leximi
41 mijë pensionistë nuk shkuan të lajmërohen se janë gjallë, mund të mbesin pa para
Kosova

41 mijë pensionistë nuk shkuan të lajmërohen se janë gjallë, mund të mbesin pa para

0 Min. Leximi

Blogu i ditës

E pranoi Islamin në moshën 7 vjeçare
E pranoi Islamin në moshën 7 vjeçare
21:37 | 15.08.2022
Granit Xhaka me rol të ri nën urdhrat e Mikel Artetas
Granit Xhaka me rol të ri nën urdhrat e Mikel Artetas
20:23 | 15.08.2022
KEDS publikon hartën: këtu mund të njoftoheni për kohën e reduktimeve
KEDS publikon hartën: këtu mund të njoftoheni për kohën e reduktimeve
18:54 | 15.08.2022
Burri në Dragash terrorizon vëllain dhe kunatën, i kërcënon me benzinë e armë në dorë – shkak tapia e shtëpisë
Burri në Dragash terrorizon vëllain dhe kunatën, i kërcënon me benzinë e armë në dorë – shkak tapia e shtëpisë
18:29 | 15.08.2022
Plas sherri në një ndejë me muzikë live në Dragash, theret me thikë një person
Plas sherri në një ndejë me muzikë live në Dragash, theret me thikë një person
18:26 | 15.08.2022
Shfaq më shumë

Impressum

Materialet në Portalin OPOJAnet nuk mund të përdoren. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit OPOJAnet.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2013 – 2022  Agjencia e lajmeve lokale OPOJAnet

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:

Kontakti

OPOJAnet B.I

Rr. Rexhep Krasniqi B10 Ob,A4 Nr.01, Prishtinë

  • 045/ 563-059
  • informata@opoja.net
  • marketing@opoja.net
40.5k Like
6k Follow
10.3k Follow
275k Subscribe

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?