Opoja.net

Dita kur nuk do të mund të na ndihmojë askush

Dita kur nuk do të mund të na ndihmojë askush

Disa vjet më parë, në Finlandë u mbajt
kampionati botëror, për ata që mund të qëndrojnë më shumë në saunë të ngrohtë. Në
finale u gjetën një finlandez dhe një rus, dhe kur temperatura arriti në 110
gradë, gjyqtarët vunë re tek të dy garuesit se diçka nuk ishte në rregull, dhe e
ndërprenë garën. Kur e hapën derën, gjyqtarët dhe publiku mbetën të shokuar nga
pamja që panë …

Përkatësisht, të dy garuesit ishin shtrirë në
dysheme dhe dridheshin duke vjellë, kurse lëkura nga trupat e tyre filloi të qërohej
dhe të binte. Në trupat e tyre kishin plagë të hapura prej të cilave rridhte
gjaku. Finlandezi shpëtoi, kurse për rusin nuk kishte shpëtim, ai vdiq
menjëherë pas kësaj. (Gazeta suedeze “Aftonbladet“)

________________________

Subhanallah, duke e lexuar këtë
tekst, mendova për xhehenemin dhe ashpërsinë e tij, Allahu na ruajtë prej tij, xhehenemi
i cili është më i fortë se ky zjarri ynë botëror për 60 e disa herë. Dhe
imagjinoni që disa njerëz do të digjen në xhehenem përgjithmonë, ndërsa të
tjerët do të jenë në të për një kohë. Atje nuk do të ketë spital ku njeriu do të
dërgohet pas një minutë qëndrimi në të, dhe askush nuk do t’i vijë në ndihmë. La
ilahe il-lallah!

Njerëzve do tu bie lëkura nga nxehtësia e
zjarrit, dhe Allahu i Plotfuqishëm, do të bëjë që lëkura të përtërihet, dhe ata
përsëri do të ndëshkohen në Zjarr, dhe kështu me vite. Kur Allahu i Lartësuar
flet për xhehenemin në Kuran, Ai thotë se njerëzit do të kenë shtretër dhe
batanije nga zjarri, se zjarri do të jetë gjithkund përreth njeriut, nga të
gjitha anët, madje edhe mbi kokë.

Në xhehenem, njeriu do të pijë metal të
shkrirë dhe do të shkrihet gjithçka në barkun e tij, andaj çfarë do të ndodhë
me organet e brendshme, kur njeriu ta pijë këtë. Pasha Allahun, njeriu nuk mund
t’i imagjinojë këto skena, ku trupat njerëzorë do të karbonizohen, ku disa
njerëz do të qëndrojnë përgjithmonë. Përgjithmonë!? Nëse njeriu do të ishte i
dënuar të qëndronte atje vetëm një orë, do të ishte fatkeqësi, e lëre më për
një kohë më të gjatë.

Transmetohet se njeriu i xhehenemit do ta
thërrasë melekun, rojtarin e xhehenemit, për të kërkuar shpëtim, dhe do të
kalojnë 1000 vjet derisa meleku t’i përgjigjet, dhe në fund kërkesa e tij nuk
do të pranohet.

Të gjitha këto, nuk po i them për ta frikësuar
dikë, por dëshiroj që të gjithë ne ta kujtojmë atë që e pret çdo njeri, njeriun
kokëfortë i cili ia kthen shpinën udhëzimit të Allahut, atë i cili nuk i kryen
urdhrat e Allahut të Madhëruar dhe atë i cili i shkel ndalimet e Allahut.
Vdekja, varri, qëndrimi në Ditën e gjykimit për 50,000 vjet, llogaria të cilën do
të na e bëjë Allahu i Madhërishëm, pastaj xhehenemi, Allahu na ruajt prej tij, ose
xheneti dhe kënaqësitë e përjetshme në të – të gjitha këto janë të vërteta,
ashtu siç është i vërtetë ky tekst që po e lexoni. Prandaj, le të përgatitemi
për jetën e botës së ardhshme, le të ruhemi nga mëkatet, sepse, vallahi, askush
nga ne nuk do të jetë në gjendje ta durojë zjarrin e xhehenemit dhe dënimet e
shumta të ashpra në xhehenem.

Allahu i Madhërishëm, është jashtëzakonisht i
mëshirshëm ndaj njerëzve. Ai është edhe më i mëshirshëm ndaj nesh sesa
prindërit tanë që janë të mëshirshëm për ne! Ai ua don njerëzve të mirën dhe i
thërret në të mirë. Ai gëzohet kur ndonjëri prej robërve të Tij sinqerisht
pendohet dhe kthehet në Islam. Gëzohet edhe më shumë se një njeri, i cili është
në shkretëtirë, që gëzohet kur e gjen devenë e tij të humbur, mbi të cilën janë
edhe ushqimi dhe pijet, sepse nëse nuk do ta gjente, do të vdiste. Por, njeriu është
ai që është kokëfortë dhe derisa është gjallë dëshiron të mëkatojë.

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

Gjyshe, çka është Kurani?

Opoja.net

Me 13 prill fillon muaji i shenjtë i Ramazanit

Opoja.net

Nëna, nëna, nëna!

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net