Do të japim llogari për kohën e lirë

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

Në ditët e izolimit rëndësi të madhe, kujdes dhe mëshirë
meritojnë fëmijët tanë që u gjendën në këtë situatë të re me ndryshimin e riteve
të përditshme.

Kjo situatë na mundësoi të kalojmë më tepër kohë me fëmijët tanë, ndërsa e dimë që për kohën do të japim llogari.

Përgjegjësinë që dëshirojmë t’ua përcjellim atyre duhet të
filloj sapo të zgjohen në mëngjes. Ashtu që ua përkujtojmë rregullimin e
shtratit, veshmbathjen e përditshme, t’i zhveshin dhe ngrenë pizhamet, t’i
pastrojnë enët pas ngrënies së mëngjesit si dhe aktivitete të tjera varësisht
nga mosha.

Izolimi paraqet rast të mirë që fëmijëve t’u kushtojmë më tepër kujdes, më pak t’i kritikojmë ndërsa më shumë t’i këshillojmë. Kështu i shpijmë rrugës së pavarësisë duke ua ofruar atë që kanë nevojë, të ndjehen të dobishëm dhe të mundohen t’i zgjidhin problemet e veta. Kështu do t’ua lehtësojmë të rriten në persona të pavarur.

Gjithçka bëjnë fëmijët, ne duhet t’i inkurajojmë, t’i mbështesim dhe t’i respektojmë. nëse veprojmë kështu, ata do të mësojnë që nga fëmijëria e hershme të besojnë në veten dhe aftësitë e tyre.

Të përpiqemi që pritshmëritë tona të jenë sa më reale. Ajo që ne presim të bëhen fëmijët, le t’ua tregojmë me shembullin
tonë. Në fund të fundit, kjo është mënyra më e mirë e edukimit.

Autore: Azra Brković – Bašić
Përktheu: Lutfi Muaremi

[Isl@mpress]

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-