Deri me tani në komunën e Dragashit nuk ka persona të dyshuar dhe as të konfirmuar me Covid-19, thuhet në mbledhjën e shtabit emergjent dhe Qendra Operative lokale në Dragash, shkruan Opojanet.
Gjithashtu shtabi emergjent shpreh mirënjohje dhe falënderime për gjithë stafin shëndetësor, policinë, inspektoratin dhe gjithë akterët tjerë për kontributin e vazhdueshëm në luftën e përbashkët kundër Covid-19 .
Edhe banorët nga fshatat e Opojës mendojnë se kjo pandemi nuk do ta prek zonen e tyre pasi që sipas tyre ajëri është shumë i pastër dhe masat për parandalimin janë marr me kohë.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.