Është premtim i Allahut të Madhërishëm që kur dikush të bëj istigfar, kur dikush të kërkoj falje nga Allahu xh.sh, Ai do t’ua hap rrugët e suksesit, do t’u lëshoj shi të bereqetshëm, do t’i gëzoj me fëmijë dhe pasuri…
Allahu na flet me gjuhën e Nuhit a.s., kur i tha popullit të tij: “Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtet falë shumë, Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk, ju shumon pasurinë dhe fëmijët, ju bën të keni kopshte dhe ju jep lumenj.” (Nuh, 10-12)
Pra, Istigfari është premtim i Allahut. Nëse dikush dëshiron të ketë fëmijë, e dini se çfarë ta këshilloni? Është fakt se e këshilloni se duhet ta lutin Zotin, por gjithashtu këshilloni të kërkojnë falje dhe do t’i hapen rrugët e suksesit. Nëse dikush ka humbur punën, këshilloni të bëj istigfar.
“Ata të dy thanë: “Zoti ynë, ne i bëmë të padrejtë(i dëmtuam) vetvetes sonë, në qoftë se nuk na falë dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi prej të shkatërruarve!” (el-A’raf, 23.)
Përktheu: A. D. Breziiri
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.