E pranoi Islamin në moshën 7 vjeçare

Opoja.net Opoja.net Artikuj

Kjo është një nga ngjarjet që vërtet meriton të lexohet dhe nga ajo të merret mësim. Flitet për një fëmijë amerikan që kishte filluar ta mësojë Islamin që nga mosha gjashtë vjeçare, kurse e pranoi si fe të tij në moshën tetë vjeçare.

I dërguari i Allahut, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!, thotë: “Çdo fëmijë lind në natyrshmërinë e tij, por prindërit janë ata që e kthejnë në çifut, të krishter apo zjarrputist.” Ky tregim i shkurtër nuk është tjetër, vetëm se zbatim i këtij hadithi pejgamberik.

Aleksandër Fronter lindi nga dy prindër të krishterë në vitin 1990. Nëna e tij vendosi që biri i tij të zgjedhë vetë fenë që do ta praktikojë. Ajo vetë i solli libra të feve të ndryshme dhe pas një leximi me karakter hulumtues, i biri e pranoi Islamin që në moshën tetë vjeçare. Madje, ai nga leximi i madh për Islamin mësoi shumë gjëra, si: namazin, leximin e Kuranit, ezanin dhe shumë dispozita të ndryshme të sheriatit, pa mos takuar asnjë mysliman.

E emërtoi veten Muhamed Abdullah, nga dashuria e madhe ndaj Muhamedit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!

Pasi u përhap lajmi se ky e kishte pranuar Islamin, një nga kanalet televizive islame e ftoi atë si mysafir të veçantë, të shoqëruar nga prindërit e tij. Përderisa udhëheqësi i emisionit përgatitej për t’i shtruar pyetje, u habit nga fakti që Muhamedi filloi t’i shtrojë pyetje atij se si mund të shkonte në Haxh apo në Umre, kushtonte shtrenjtë ky udhëtim apo jo dhe ku duhej blerë rrobat e ihramit?!

Udhëheqësi i emisionit filloi me pyetjen e parë:

– Ç’të nxiti ta pranosh Islamin?

– Sa më shumë që lexoja për të, aq më shumë e doja, – iu përgjigj Muhamedi.

– Cilat janë dëshirat e tua? – e pyeti udhëheqësi Muhamedin.

– I kam dy shpresa apo dëshira, – iu përgjigj fëmija. – E para nga to është që të bëhem piktor dhe ta paraqes pamjen e vërtetë mbi myslimanët. Pra, më së shumti më dhemb kur i shoh filmat amerikan të fëlliqur, të cilët dëshirojnë ta fëlliqin emrin e Pejgamberit tim të dashur, Muhamedit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të! Ndërsa dëshira e dytë është që të shkoj në Meke dhe ta puthi Gurin e Zi të Qabesë.

Në këtë moment ndërhyri e ëma e tij e krishtere duke thënë:

– Dhoma e tij është e stërmbushur me fotografi nga Qabeja. Deri tani ka tubuar treqind dollarë nga shpenzimet e tij javore për ta vizituar Qabenë. Njerëzit mendojnë se atë që e vepron Muhamedi është një lloj aventure, mirëpo ai posedon një besim të vërtetë të cilin nuk mund ta ndjejnë të tjerët.

– A e agjëron ramazanin? – vazhdoi me pyetje udhëheqësi.

– Po, e agjërova ramazanin e kaluar, – ia ktheu Muhamedi. – Edhe pse prindi më sfidoi se nuk mund ta agjëroj, por u habit edhe ai kur e agjërova deri në fund.

– Cilat janë dëshirat e tua të tjera? – pyeti udhëheqësi.

– Dëshiroj që Palestina t’u kthehet myslimanëve, – tha Muhamedi. – Ajo është toka e tyre që e morën izraelitët.

– A e ha mishin e derrit së bashku me prindërit e tu?

– Derri është kafshë shumë e fëlliqur. Unë nuk e ha dhe nuk e di se si njerëzit e hanë atë!

Më pas, udhëheqësi i emisionit e pyeti se a e falë namazin në shkollë dhe a ka ndonjë problem nga drejtoria e shkollës. Ndërsa, ai iu përgjigj me fytyrë të mërzitur:

– Më ikin disa kohë të namazeve nga padituria se kur hynë koha e namazit të caktuar. Mirëpo, e kam zbuluar një vend të fshehtë në bibliotekën e shkollës dhe aty falem për çdo ditë.

Ndërkohë, erdhi koha e namazit të mbrëmjes (akshamit), kurse Muhamedi duke e shikuar në fytyrë, i tha udhëheqësit:

– A më lejon ta thërras ezanin?

– Nuk ka problem, – iu përgjigj ai.

Muhamedi u ngrit, e thirri ezanin, kurse udhëheqësit iu mbushën të dy sytë me lot!

O ju myslimanë, a i mësuam ne fëmijët tanë të përkujdesen për Islamin ashtu siç përkujdeset ky fëmijë?! Për çdo ditë kërkojmë fitore të Islamit, ankohemi se kemi ngelur mbrapa dhe akuzojmë njëri-tjetrin për këtë ngecje, kurse e harrojmë atë që është më parësore: nëse ne e përmirësojmë veten tonë, do të përmirësohen fëmijët tanë, shoqëria dhe, në fund, i tërë populli.

Pra, le të merremi me veten e me familjet tona dhe jo me çështjet e huaja!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-