Në konferencën e FAO-së e mbajtur në Hungari pjesmarrëse ishte edhe Republika e Kosovë në mesin e 30 shteteve të Evropës. Kosova u përfaqësua nga Mrs. Faruk Bojaxhi nga fshati Pllavë i Dragashit (Opojës).
Në vazhdën e aktivitetëve të ndryshme që po zhvillohen në shumë shtete të botës, lidhur me rëndësinë e Pyjeve dhe Mjedisit, nga data 11 Qershor është mbajtur një Konferencë-Puntori në Hungari lidhur me “Standardët fitosanitare në Pylltari” pjesmarrëse në këtë konferencë kanë qënë mbi 30 shtete të Evropës, si dhe përfaqesues nga SHBA, Japonia etj.
Kosova është përfaqesuar nga Msc. Faruk Bojaxhi dhe profesor Arben Mehmeti.
“Ne prezantimimin e situates fitosanitare në Kosovë u shpalosën informacione të ndryshme lidhur me insektët dhe demtuesit që aktualisht janë prezent në Kosovë, llojët e drurëve që ata prekin, dhe nivelin e demëve që këta demtuës shkaktojnë në Pyjet e Kosovës. Një kujdes i shtuar i është kushtuar edhe atyre lloj sëmundjëve dhe insektëve që janë prezente në shtetet fqinje, dhe shumë lehtë mund të instalohen edhe në Kosovë. Lidhur më këtë qështje pati shpjegime të shumta nga ekspërt të ndryshem ndërkombetarë, lidhur me ndërmarrjen e masave ne parandalimin e shpërndarjes së sëmundjëve dhe insektëve në shtetët e paprekura” ka treguar Bojaxhi për Opoja.net
Poashtu u realizua edhe një vizitë në terrën në kufirin Hungaro-Ukrainas, ku nga afër u informuam rreth aktivitetëve që zhvillojnë inspektorët fitosanotare në pikat doganore, se si funksionojnë karantinat në pikat doganore etj, transmeton Opoja.net
Si konkluza të këtij takimi doli se: Në përgjithësi, situata fitosanitare në Evropë konsiderohët të jetë e qëndrueshme, poashtu Kosova hynë në shtetet me gjëndje shëndetsore të Pyjeve mjaftë stabile, ndërsa si shtet me problematikë konsiderohët të jetë Kina. (Opoja.net)
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.