“Furkan” – Shqisa e gjashtë për besimtarin

Linda Guraj Linda Guraj Artikuj

Shkenca na mëson se njeriu ka pesë shqisa me ndihmën e së
cilave ndjenë, e njeh dhe mëson për botën e cila e  rrethon. Për këto shqisa mësohet që nga
shkolla fillore. Kurani i përmend këto shqisa dhe na paralajmëron se do të përgjigjemi
për shikimin, dëgjimin, prekjen dhe shijimin tonë.

Përsosmëria e Kuranit mes tjerash shihet edhe në faktin se përmend një koncept të cilin sot pa dyshim mund ta quanim si shqisa e gjashtë. Në ajetin e 29 të sures Enfal Allahu i Madhërishëm na porosit: O besimtarë! Nëse i frikësoheni Allahut , Ai do t’ju japë aftësinë e të gjykuarit (Furkanin)), do t’ju mbulon mëkatet tuaja dhe do t’ju falë. Allahu zotëron mirësi të madhe.(Enfal 29)

Çka
është Furkani?

Furkan
është një nga emrat e Kuranit. Nëse do të donim ta përkthenim këtë fjalë, mund
të thonim se Furkan është ai  që ndanë të
vërtetën nga gënjeshtra , ai që dallon dritën nga errësira, të mirën nga e
keqja.

Ajeti
i përmendur më lartë na garanton furkanin,  por me kusht nëse i nënshtrohemi Zotit dhe
jemi të devotshëm. Me fjalë të tjera, besimtari i cili i nënshtrohet Zotit, nga
Allahu ka një dhuratë të veçantë, shqisën e gjashtë, senzor special i cili
quhet furkan. Kjo shqisa e gjashtë, respektivisht këto senzor e ndihmojnë besimtarin
që gjithmonë dhe në çdo vend të dalloj të mirën nga e keqja, të dobishmen nga e
padobishmja, të drejtën nga gënjeshtra.

Senzorët
për parking menjëherë të paralajmërojnë sa i afrohesh makinës tjetër, senzorët
në qendrat tregtare të lajmërojnë në momentin që nisesh drejt daljes pa paguar
artikujt. Për besimtarin në aspektin shpirtërorë këtë e bën furkani. Sa i
afrohesh një gjëje të ndaluar, sa i tejkalon kufijtë dhe sa fillon të bësh një
gjë që nuk duhet ta bësh, nëse i frikësohesh Allahut menjëherë do ta dish dhe
do ta ndjesh se bësh gabim. Ky është furkani.

Shpesh
diskutojmë për çështjet e gjynaheve dhe pyesim për shumë gjëra a është mëkat a
jo. Nëse je besimtarë dhe nëse i frikësohesh Allahut furkani shumë qartë do të sinjalizoj
se çka është gjynah. Këtë e vërteton edhe hadithi: mëkat është ajo që të shtyp
gjoksin dhe që nuk do që njerëzit tjerë ta dinë.”

Andaj
nuk ka nevojë të jesh ndonjë gjeni për të pasur shqisën e gjashtë. Mbështetu në
Allahun, nënshtroju Atij dhe Ai do të jap Furkanin, dhe shumë qartë do të
dallosh të  mirën nga e keqja, shumë qartë
do t’i lexosh mesazhet dhe porositë që na jepen nëpërmjet tërmeteve, vërshimeve,
 sëmundjeve të ndryshme  dhe gjithçka tjetër që ndodh por nuk e kupton.

Përfundimisht,
furkani më i mirë është Libri i Allahut – Kurani, ndërsa ne e dimë më së miri
se sa shoqërohemi me të, Suret dhe ajetet e tij janë navigacioni më i mirë në këtë
botë dhe vetëm ky navigacion do të mund të na dërgoj në adresën e saktë.

Preporod.
com

Përktheu: Arsim Dauti (islampress)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-