Futbolli, sport relaksues apo ritual satanik!

Opoja.net Opoja.net Opinione

Autor: Nexhat Ibrahimi

Çdo vit, në nivele të ndryshme, me emërtime të ndryshme, organizohet ndonjë garë sportive botërore, evropiane apo kampionate të ndryshme nacionale, kontinentale apo botërore. Shumica e njerëzve ndihen mirë për këto organizime, madje bëjnë edhe përgatitje të caktuara, duke siguruar shikimin e lojës, duke blerë ndonjë rekuizitë të ekipit të preferuar dhe duke ndarë orarin e ditës, javës apo muajit për këtë eveniment.

Nga të gjitha sportet, futbolli ishte dhe është mbreti i sporteve. Edhe të vjetrit, edhe të rinjtë, madje edhe femrat e fëmijët janë në një mënyrë tifozë, të gjithë janë me disponim të jashtëzakonshëm, e një pjesë thuajse të hipnotizuar. Edhe unë dikur, si adoleshent, ndihesha pjesë aktive e tifozerisë futbollistike. Krahas leximit, gjëja e dytë me rëndësi ishte sporti, e sidomos futbolli.

Ne sot e dëshirojmë dhe e duam futbollin si argëtim për vete dhe për masën. Por, ç’është në fakt, futbolli? Kush e formoi, ç’dëshiruan me të themeluesit? Është sport, kalitje e trupit, garë sportive apo diç më shumë se sporti, garimi, kalitja?

Futbolli krahas aspektit sportiv, është i dashur edhe nga aspekti material. Nga ai fiton dhe gjallërohet tregtia, hoteleria, kompanitë transportuese, politika, bastoret, televizionet dhe rrjetet tjera sociale. Por, fituesit e vërtetë nuk janë futbollistët të cilët fitojnë para, nuk janë trajnerët të cilët fitojnë para, nuk janë ekipet dhe drejtoritë e tyre të cilët fitojnë para.

Ne nuk do të flasim për anën materiale, sepse ajo do të ishte deri diku edhe e pranueshme, por do të flasim për sfodin e futbollit dhe sportit në përgjithësi, për prapavinë e futbollit, atë që nuk shihet por që dirigjon, që nuk shihet por që është e tmerrshme. Siç do të shohim ajo anë nuk është e rastit, por çështje e planifikuar mirë nga grupe të caktuara, është çështje e iluminatit, e grupeve masoniste, shoqërive sekrete, të cilat qëndrojnë thuajse pas çdo ndryshimi në botën aktuale dhe përfitojnë nga fatkeqësitë e popujve dhe rajoneve.

 

Historia e futbollit

 

Futbolli ka një histori okulte. As për futbollin e sotëm nuk mendojmë se sot është ndryshe, për më tepër që sot grupe sekrete profitizojnë në shumë aspekte nga futbolli.

Mendohet se futbolli rrjedh nga majët, populli i lashtë nga Amerika e mesme. Edhe ata luanin futboll me dy grupe. Luanin futboll derisa topi nuk hynte në portë, e cila qëndronte në murë. Ekipi humbës sakrifikohej për zotin. Edhe Egjipti i vjetër, sikur edhe tërë kultura e tij, ishte në këtë lojë, sepse zotat egjiptianë, demonët, qenë besnikë të Satanës. Futbolli atëherë luhej jo me topë por me koka njerëzish, të cilët vriteshin.

Vetë FIFA, organizata botërore e futbollit, në faqen e tyre zyrtare, kanë publikuar se rregullat e para futbollistike, shumica e të cilave respektohen edhe sot, janë të vendosura nga masonët, përkatësisht nga shoqëria e Muratorëve të Lirë. Në Londër, kryeqytetin e masonerisë, u themelua futbolli modern, në vitin 1863. Atë, pra, e themeluan Muratorët e Lirë, në një kafene të tyre, ku u themelua Liga e parë e futbollit dhe u hartuan rregullat e futbollit.

 

screenshoot/FIFA.com

 

Këtë mund ta shohim edhe nga numrat që përdorin ekipet futbollistike, të tëra numra simbolikë dhe dimensione specifike. Nëse e lexoni Kabalën hebreje, dhe ritualet që gjejmë aty, do ta shohim qartë se të gjithë ne, në njëfarë mënyre luajmë lojën e masonerisë.

 

Kampionati Botëror i Futbollit, ritual nderi për zotin Horus

 

Kampionati Botëror i Futbollit është përplot simbolik okulte. Kjo shihet nga Plakata zyrtare e FIFA-s për kampionatin futbollistik në Brazil 2014, ku gjejmë kokën e një shpendi, që në shikim të parë nuk ka diç të dyshimtë. Fjala është për simbolikën me të cilën nderohet zoti egjiptian Horusi dhe zoti egjiptian RA. Ra (ndonjëherë shqiptohet si Ri, Fri e më vonmë edhe si Amon-Ra, që domethënë Dielli). Epiqendra e kultit të Ra-së ishte Heliopolisi, që domethënë Qyteti i Diellit. Ra ka kokën e shqiponjës, derisa Horusi i cili është zot egjiptian me kokën e petritit, por i cili gjithashtu lidhet me Diellin. Së bashku me zotin e Diellit Ra, Horusi është shoqëruar në Ra-Harakhtea. Në pllakatin e FIFA-s theksohet edhe një sy i shpendit, pikërisht sikur edhe te këta zota. Ky sy përdoret si simbol i iluminatit dhe masonëve, si syri që sheh dhe kontrollon çdo gjë. A e kemi të vështirë të besojmë se masonët, themelues të futbollit, respektojnë pikërisht këta zota të lashtë egjiptianë, përndryshe një version i demonit. Kupa e Kampionatit Botëror Futbollistik simbolikisht paraqet hyjninë e diellit dhe kjo është e pashme sikur edhe simbol i kontrollit botëror në duart e organizatorëve (masonëve dhe sunduesve misteriozë të botës).

Vetë hapja e kampionatit është ritual simbolik, i quajtur ceremoni e hapjes, e cila përmban elemente masonike, me ç’rast në Brazil 2014, u hipnotizuan mbi dy miliardë njerëz, me simbolikën e kristaltë në mes, por për asnjë çast gjatë gjithë ceremonisë nuk u pa shtatorja e Jezuit në Brazil, më e madhja në botë. Në epiqendër ishte figura simbolike e Brazilit 2014, përplot simbole të paqarta, në fakt figura masoniste dhe të iluminatit.

 

 

 

E qartë, ato nuk vërehen nga çdo shikues, por megjithatë lënë vrragë në pishën e shikuesve, dëgjuesve, simpatizantëve të futbollit. Hapja e figurës së Brazilit 2014 dhe dalja nga ajo simbolikisht e banorëve të tokës, të cilët e argëtuan masën e popullit, pikërisht siç e argëton botën reale masoneria dhe grupet e nëntokës. Edhe kjo është është një simbolikë, e cila nëse shpërfillet vazhdon agoninë e botës moderne dhe konfuzionin ideor të njerëzisë.

 

Numrat okultik

 

Numri gjashtë është numri i Satanës, kurse tërë kampionati është sjellë rreth numrit gjashtë. Për shembull: ceremonia e hapjes së kampionatit u bë më 12. 6, 2014, ora 15, sipas kohës braziliane, që në botën okultike lidhet me numrin 666. Trofeu i Kampionatit ka peshën 12.kg dhe 57 gramë, që është i barabartë me numrin 6.

 

Çdo ritual kërkon sakrificat e veta

 

Në kohët e lashta betejat fizike zhvilloheshin brenda arenës (siç lexojmë nëpër libra apo siç i shohim gladiatorët nëpër filma). Arena kërkonte viktima, për të arritur shkallë të lartë emocionesh tek shikuesit. Kjo bëhej për hir të zotave të dritës, për hir të Luciferit e tjera, por kjo po ndodh edhe sot në kampionatet futbollistike. Futbolli dhe sporti në përgjithësi nuk është argëtim, rekreacion për masat e gjera siç thuhet, por prodhim i grupeve të padukshme për nder të demonëve dhe zotave dhe mbajtjen e interesimit të zotave nëpërmjet viktimizimeve. Mendojeni botën moderne ku jepen dhjetëra miliardë dollarë për sport, e po në këtë kohë në botë vdesin me mijëra e mijëra njerëz për kushte më elementare për jetë, bukë, ujë, higjienë. Por, gjatë vetë lojërave futbollistike në Brazil 2014 policia vendore ka vrarë me dhjetëra femijë dhe njerëz të pafajshëm, madje duke u lavdëruar në facebook për vrasjet dhe duke vendosur fotografi të të vrarëve. Vrasjet nuk janë të rastit, por të programuara dhe si shenjtë rituali ndaj zotave të tyre. Kampionati futbollistik edhe pse në parim si garë sportive, si relaks, ai shërben në fakt është për grupet sekrete dhe ritualet e tyre në dëm të botës së sinqertë.

Edhe pas këtyre njohurive, një numër i madh i njerëzve, madje edhe fetarisht të shkolluar, do të arsyetohen se këta kanë synime fisnike, kanë nijet të pastër, kanë aspirata sportive dhe nuk janë vegël e grupeve masoniste apo të iluminatit. Të tillët do të bëhen me apo pa vetëdije, dorë e zgjatur e masonerisë, vegël e iluminatit dhe vazhdim i të jetuarit si skllevër modern.

E lus Zotin të mos shpallem nxitës i terrorizmit apo edhe vetë terroristi për arsye se mundohem ta bëjë publike një gjë që qysh moti është e ditur.

(Teksti u përshtat dhe u interpretua duke u bazuar në adresën:

http://www.dnevno.hr/planet-x/misteriji/prava-istina-o-svjetskom-prvenstvu-ritualna-ubojstva-magija-i-stovanje-lucifera-iza-benigne-zabave-koja-osvaja-milijarde-125743/)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-