Jeta nganjëherë nga detyron të lëvizim para. Koha nuk rrinë
dhe nuk mund ta kthejmë pas. Nganjëherë është e nevojshme dikush të na shtyjë nga
prapa që të vërejmë sa fluturues të mirë jemi.
Një mbret mori dy skifter si dhuratë. Ai menjëherë ia besoi ato për stërvitje njohësit të mirë të shpendëve. Pas disa muajsh, mësuesi i thotë mbretit se një nga skifterët është i stërvitur në mënyrë të shkëlqyeshme.
“Po tjetri?” , pyeti mbreti.
“Më vjen keq, madhështia juaj, skifteri tjetër po
sillet çuditërisht. Ai mund të vuajë nga ndonjë sëmundje e rrallë, askush nuk
mund ta detyrojë të lëvizë nga pema në të cilën u vendos ditën e parë. Një
shërbëtor duhet për çdo ditë të ngjitet lartë që ti dërgojë ushqim.”
Mbreti i thirri veterinerë, mjekë dhe specialistë të
ndryshëm, por askush nuk mund ta detyrojë skifterin të fluturojë. Madje në
oborr i solli këshilltarët dhe gjeneralët më të urtë, asnjëri nuk e lëvizi
skifterin nga vendi.
Mbreti nga dritarja e vërente se skifteri ditë e natë
qëndron pa lëvizur në degë. Një ditë prej ditëve lëshoi një shpallje në të cilën
kërkonte ndihmën për zgjidhjen e problemit.
Agimin e ardhshëm e hapi dritaren dhe çuditërisht e vëren
skifterin të fluturojë.
“Ma sillni njeriun i cili e bëri këtë!”, urdhëroi mbreti.
Ia sollën në fshatarë të varfër.
“Ty e detyrove skifterin të fluturojë? Si ia arrite kësaj?
Mos je magjistar?”, e pyeti mbreti.
I riu paksa i turpëruar por i gëzuar i sqaroi: “Nuk ishte
gjithaq rëndë, Madhështi. E preva degën në të cilën rinte dhe atëherë skifteri filloi
të fluturoi.”
Nëse në jetë nuk kemi guxim të shprehemi, dikush do të na
ndihmojë. Madje edhe nëse ka nevojë të na presin degën për këtë. Në rast se kjo
është zgjidhja e duhur, duhet ta bëjmë pa ngurrim. Kur të fluturojmë, do ta harrojmë
hezitimin i cili na mbante lidhur për degën.
“Guximi është fuqia e largimit nga e njohura.” – Mary Bryant
Burimi: dharma-spirit.blogspot.com
Përktheu: Lutfi Muaremi
[Isl@mpress.ch]
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.