Hotelieria nis të këndellet, kërkohet që dasmat të lejohen deri pas mesnate

Opoja.net Opoja.net Kosova

Ka më shumë se 3 javë që kur në Kosovë po lejohet mbajtja e dasmave.

Kjo ka bërë që sektori i hotelierisë të nisë këndelljen pas një viti të zorshëm shkaku i pandemisë Covid-19.

Diçka të tillë ka pohuar për “Front Online” kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva.

“Po kanë nis me i marrë hotelet “këmbët”.  Tash janë në pritje edhe të diasporës, ku mërgimtarët do të vijnë në numër të madh, çka do t`ju ndihmojë edhe më shumë”, u shpreh Sogojeva për “Front Online”.

Sogojeva tutje tha se të gjithë afaristët po i respektojnë masat e qeverisë, duke i mbyllur lokalet në orën 23:00.

Megjithatë, ai, bëri të ditur se si Odë do të kërkojnë që ky orar të zgjatet edhe për dy orë më shumë.

Kërkesën për të punuar deri në orën 1 pas mesnate do t`ia paraqesin Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, në takimin e nesërm që kanë me të.

“E kemi një takim nesër. Do të kërkojmë të na aprovohet kjo kërkesë e jona”, theksoi Sogojeva.

Ahengjet po lejohen të mbahen në bazë të një manuali të përgatitur enkas nga Qeveria e Kosovës.

Mesatarisht rreth 200 dasmorë mund të futen në ambientet e brendshme të hoteleve.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-