Hoxhë Nexhat Ibrahimi I burgosur politike 1992-1999

Opoja Personazhe
Hoxhë Nexhat Ibrahimi I burgosur politike 1992-1999

Nexhat Ibrahimi u lind më 10 qershor 1959 në fshatin Zgatar të Opojës, rrethi i Prizrenit,është veprimtar shqiptarë.

Nexhat Ibrahimi’ u rrit në një familje autoritative hoxhallarësh me ndjenja fetare dhe atdhetare. Shkollën fillore e kreu në Opojë e Prizren, kurse Medresenë e Mesme “Alauddin” në Prishtinë gjatë viteve 1974-1979. Gjatë viteve 1980-1984 i kreu studimet në Fakultetin e Shkencave Islame në Sarajevë.

Krahas mësimeve angazhohej edhe me aktivitete politike ilegale, kështu që më 03. 12. 1981 u burgos në Sarajevë, por Shërbimi Sekret Jugosllav nuk arriti të tubojë prova të duhura, kështu që pas 60 e disa ditëve në Burgun Qendror të Sarajevës u lirua nga dënimi i mëtutjeshëm. Akuzohej për pesë vepra klero-nacionaliste e irredentiste. Si pasojë e burgosjes ishte çregjistrimi nga Fakulteti i Orientalistikës në Prishtinë, ku ishte regjistruar me korrespondencë. Edhe disa herë të tjera është marrë në biseda informative nga Sigurimi Shtetëror Jugosllav, sikur më 1983 me rastin e arrestimit të grupit të Alija Izetbegoviqit në Sarajevë, pastaj disa herë gjatë viteve 1987-2002 etj.

Pas përfundimit të shërbimit ushtarak të Kroaci, në vitin 1987 u punësua si sekretar në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren. Më vonë u delegua në Kuvendin e Bashkësisë Islame të Kosovës, u zgjodh anëtar i Rijasetit të Bashkësisë Islame të Jugosllavisë në Sarajevë dhe u zgjodh për kryetar të Kryesisë së Shoqatës së Ulemave të Kosovës në Prishtinë. Gjer sa ishte në këto funksione edhe u arrestua më 14. 12. 1992 nga Sigurimi Shtetëror Jugosllav, ku u dënua nga Gjykata e Qarkut në Prizren me tetë vjet burg. Këtë dënim Gjykata Supreme në Beograd ia zbriti në shtatë vjet. Dënimin e vuajti në burgun e Prizrenit, të Dubravës së Istogut dhe atë të Zajeçarit në Serbi. Nexhat Ibrahimi pas vuajtjes së dënimit më 15. 12. 1999 u kthye në gjirin familjar. Ai vazhdoi të punoj si sekretar në Bashkësinë Islame të Prizrenit për 10 vite tjera, derisa më 1 Shtator 2009, kaloi si profesor i lëndës së Akaidit në Medresenë e Mesme Alauddin në Prizren.

Nexhat Ibrahimi jeton në Prizren. Është i martuar dhe baba i tre fëmijëve.

Nga 50 mostra të testuara, 4 mësimdhënës dhe një nxënëse dalin pozitiv në Sh.M.L.”Ruzhdi Berisha” në Dragash

Fisnik Guri

Ndërpritet mësimi në një shkollë në Dragash, ka dyshime për Covid-19

Kushtrim Guraj

Fjolla Halimi nga Opoja, nxënëse e klasës së katërt në Gjermani, shkruan kaq bukur gjuhën gjermane

Fisnik Guri
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net