Opoja.netOpoja.net
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Kultura
  • Kuzhina
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Lëmsh
Kërko
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontribo
  • Raporto
  • Privacy Policy
© 2013- 2023 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.
Po lexoni: Hutbeja e Bajramit të Kurbanit – 2020
Ndaje
Notification Shfaq më shumë
Opoja.netOpoja.net
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Kultura
  • Kuzhina
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Lëmsh
Kërko
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Kultura
  • Kuzhina
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Lëmsh
Follow US
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2013- 2022 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.

Hutbeja e Bajramit të Kurbanit – 2020

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj 21:34 - 30/07/2020 Artikuj
Ndaje
hutbeja-e-bajramit-te-kurbanit-–-2020

E falënderojmë Allahun e Plotfuqishëm, që na
mundësoi ta presim edhe një Bajram të Kurbanit – festën e haxhillëkut dhe
kurbanit.

I
dërgojmë salavat Pejgamberit tonë të dashur Muhamedit a.s. familjes së tij,
shokëve të tij dhe të gjithë atyre që ndjekin rrugën dhe mësimet e tij deri në
Ditën e Gjykimit.

Të dashur vëllezër
besimtarë!

Sot është
ditë dhe festë e madhe për besimtarët muslimanë të mbarë botës.

Allahu ju
bekoftë e ju shpërbleftë me dhuratat e tij të cilat i shpërndanë me rastin e
kësaj feste, ua gëzoftë Allahu zemrat dhe ua plotësoftë dëshirat!

Sivjet,
këtë bajram – këtë festë, për shkaqet tashmë të njohura të pandemisë, po e
shënojmë ndryshe nga vitët e kaluara.

Ritualin
e kurbanit me ndihmën e Zotit do ta kalojmë me kushte normale – Allahu na e
pranoftë këtë ibadet.

Ndërkaq, për
detyrën e haxhillëkut, e lusim Allahun e Plotfuqishëm, që nga viti ardhshëm ta
kthejë në normalitet kryerjen e tij për muslimanët e mbarë botës! (Tekbir- 1)

(الله أكبر الله أكبر ، لا إله
إلا الله، والله أكبر، الله أكبر، ولله الحمد)

Vëllezër të
dashur!

Urimet
dhe dëshirat tona le të shoqërohen me pajtim ndërmjet veti me ata që jemi të
hidhëruar, çfarëdo që të jetë arsyeja e hidhërimit. Nuk bën të mbahet inat më
tepër se tri ditë. Vetëm në emër të Allahut mund të mbajmë hidhërim e inat!
Nëse ofendohet Allahu, feja, shenjtëritë fetare etj. (Tekbir – 2)

(الله أكبر الله أكبر ، لا إله
إلا الله، والله أكبر، الله أكبر، ولله الحمد)

Besimtarë të respektuar!

Feja jonë
e lartë, veçanërisht festa jonë e sodit, na porosit që të bëhemi solidarë.
Gostitë e bajramit le t’i bëjmë sa më të thjeshta, pa harxhime të tepërta. Këtë
na e imponon edhe situata në të cilën ndodhemi të gjithë. Sepse një numër shumë
i madh i xhematit tonë janë në pozitë të palakmueshme. Të mundohemi e ta bëjmë
shprehi që duke hequr dorë nga disa adete dhe harxhime të tepërta, t’u
ndihmojmë atyre njerëzve të cilët nuk i kanë të plotësuara as nevojat
elementare për jetë. Ky është obligim fetar dhe është detyrë patriotike.

Pra,
pajtim ndërmjet veti, urimet e ndërsjella dhe solidarizimi janë pjesë e mënyrës
që duhet ta përmbajë festa islame, kurse formën e plotë të saj, e gjejmë në
traditën e sahabëve të Pejgamberit a.s. (Tekbir – 3)

(الله أكبر الله أكبر ، لا إله
إلا الله، والله أكبر، الله أكبر، ولله الحمد)

Vëllezër të
dashur!

Pjesën e
jetës që na ka mbetur, le ta shfrytëzojmë për të bërë edhe ndonjë vepër të
mirë, dhe kështu t’i afrohemi Zotit tonë dhe ta fitojmë kënaqësinë e Tij. Le të
fillojmë menjëherë! Sepse më vonë, do të jetë vonë.

I lutemi
Allahut të Dashur, që të na jepë mendje në këtë kohë të krizave dhe pandemisë;

që neve
dhe më të dashurit tanë, të na mbrojë nga varfëria dhe mosbesimi;

që të na jepë
dituri të dobishme dhe furnizim hallall;

që ta
lëshojë mëshirën e Tij, mbi të gjithë muslimanët kudo që janë;

që të na
i pranojë kurbanet tanë dhe të gjitha veprat tona të mira;

që të na i
falë mëkatet tona;

që të na
mbrojë nga xhehenemi dhe të na çojë në xhenetin e bukur. Amin!

Ju
dëshiroj ditë të begatshme dhe uroj që – me vullnetin e Allahut – festën e
Bajramit ta kaloni me shëndet dhe gëzim me më të dashurit tuaj!

Ju uroj
nga zemra, me fat ju qoftë Bajrami i Kurbanit!

31.07.2020.           Përshtati: Miftar Ajdini

(Islampress)

//

Opojanet synon të ndihmojë në lartësimin dhe vetëdijesimin e dijes dhe kulturës për trevën tonë. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni. Ju faleminderit! Kontriboni KËTU.




Kushtrim Guraj 22:00 - 30/07/2020 21:34 - 30/07/2020

Rubrika për Opojën

KF Opoja u kualifikua në Ligën e Dytë të Kosovës, fton tifozët për të festuar!
19:42 - 22/05/2023
Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi për Hapjen e Rrugëve Lokale në Komunën e Dragashit nga LMT-ja e KFOR-it Turk
20:43 - 18/05/2023

Blogu i ditës

LIVE
Situata në veri, Kurti sot mban takim me Borrellin dhe Lajçakun në Bratisllavë
11:34 - 31/05/2023 Kosova
Situata në veri – Mblidhet Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes
19:07 - 29/05/2023 Kosova
QUINT-i këshillon Kurtin: Kryetarët në veri s’kanë nevojë të punojnë nga zyrat e tyre çdo ditë
18:36 - 29/05/2023 Kosova
Serbët sërish tentuan të hyjnë me forcë në objektet komunale në veri, Policia: U detyruam të ndërhyjmë
9:37 - 29/05/2023 Kosova
Arrestohet pronari i objektit në Prizren ku vdiq 19-vjeçari
12:08 - 27/05/2023 Kronika
Shfaq më shumë

Ju gjithashtu mund të lexoni

a-e-di-perse-nuk-ndjen-perulesi-kur-lexon-kuran?
Artikuj

Kurani na mëson forcën e vendosmërisë në përpjekje dhe mos-dorëzimin para vështirësive

1 Min. Leximi
Artikuj

Njeriu ёshtё me atё qё do

6 Min. Leximi
po-cka-do-t’i-them-une-allahut-ne-diten-e-gjykimit?
Artikuj

Njeriu duhet të kuptojë se kur e prek ndonjë e mirë dhe e keqe, Duhet ti drejtohet vetëm Allahut

2 Min. Leximi
Artikuj

Vlera e natës së Kadrit

21 Min. Leximi

Impressum

Materialet në Portalin OPOJAnet nuk mund të përdoren. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit OPOJAnet.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2013 – 2022  Agjencia e lajmeve lokale OPOJAnet

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:

Kontakti

OPOJAnet B.I

Rr. Rexhep Krasniqi B10 Ob,A4 Nr.01, Prishtinë

  • 045/ 563-059
  • informata@opoja.net
  • marketing@opoja.net
40.5k Like
6k Follow
10.3k Follow
275k Subscribe
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?