Iblisi është emër personal i shejtanit, djallit, armikut më të madh të
njeriut. Në origjinal emri Iblis vjen nga folja arabe “eblese” me
kuptime të ndryshme. Eblese në thelb do të thotë: të tërhiqesh në vete, të jesh
i trishtuar, të heshtësh, të tollovitësh, të fusësh në kurth dhe ndoshta
kuptimi më interesant është të hedhësh në dëshpërim total dikë.
Pra,
a nuk janë këto cilësi, rrugë dhe metoda me të cilat iblisi, armiku i përhershëm
i njeriut mundohet ti dëmtoj njerëzit. Ti dekurajoj, ti pikëlloj, të frikësoj,
ti dëshpëroj dhe ti kthej kundër njëri tjetrit dhe kundër vet Zotit. E kundërta
e kësaj që përmendëm është largim nga Iblisi dhe kurthet e tij.
Besimi i sinqertë, gëzimi, zemërgjerësia, vetëbesimi, buzëqeshja, pozitiviteti, optimizmi, shoqëria dhe rrethi i cili është aktiv dhe punëtorë, pra të gjitha këto janë armët më të mira me cilat mund ta mposhtim iblisin dhe kurthet e tij.
Kur e njeh armikun dhe cilësitë e tij, atëherë e dinë edhe si të mbrohesh nga ai në mënyrën më të mirë. Dhe kur e njeh armikun edhe veten do ta njohësh më mirë.
A. D. Islampress
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.