Opoja.net

Intervistë me Flamur Kasamin | Studenti i cili përfaqësoi Kosovën në lexim-këndimin e Kur’anit në Iran

Intervista Opoja

Flamur Kasami,studenti i cili përfaqësoi Kosovën në lexim-këndimin e Kur’anit në një intervistë për Infodirekt.tv ai tregon për këtë ngjarje e cila është mbajtur në Iran dhe se Kosova ka marrë pjesë për herë të parë në një event të tillë.

 

I pyetur se çfarë do të thotë të përfaqësoje Kosovën në lexim-këndimin e Kur’anit në Iran Kasami tha se ndonjëherë disa gjëra nuk mund të përshkruhen, vetëm duhet jetuar.

 

“Përfaqësova muslimanët e Republikës së Kosovës, gjegjësisht Bashkësine Islame të Kosovës.
Në muajt e ardhshëm që vijnë më pas prapë do të zhvillohet një garë mirëpo kjo do të jetë e rangut botëror dhe shpresoj se do t’ia arrijë qëllimit edhe më tepër” shprehet tutje Kasami.

 

E…ëndrrat e tij nuk përfundojnë këtu.Ai tha se në të ardhmen mendoj të shërbej si profesor në Fakultetin e studimeve islame në Prishtinë. Kjo është ëndrra ime që shpresoj të bëhet realitet ashtu sikur mu bë realitet kjo ëndërr e Iranit.

 

Më poshtë mund të ndiqni intervistën e plotë:

 

Intervistoi: Qendrim Imeri

 

Infodirekt.tv: Atëherë për të gjithë ata që nuk të njohin,na tregoni kush jeni dhe me se merreni?

 

Kasami: Jam Flamur Kasami, kam lindur në fshatin Bresanë të Opojës, rrethinë ë Prizrenit. Për momentin jam student dhe përveç studimit merrem me aktivitete të ndryshme fetare, si p.sh. më së shumti merrem me lexim këndim të Kur’anit nëpër gara,emisjone fetare, nëpër tubime islame.

 

Kam qënë i ftuar si musafir në shumë televizione të Turqisë si: TRT 1, Hilal Tv, Kanal 5, Rumeli Tv, Olay Tv, Bursa Tv, As Tv etj, po ashtu këndoj edhe ilahi në disa gjuhe, si në gjuhë shqipe, anglisht, arabisht, turqisht ndonjëherë edhe boshnjakisht. Posedoj dy albume me ilahi në gjuhë të ndryshme.

 

Infodirekt.tv: Çfarë studioni dhe ku?

 

Kasami: Studjoj në Turqi, saktësisht në qytetin Bursa, jam në nivelin e doktorraturës, dega Shkencat Kuranore dhe Tefsiri.

 

Infodirekt.tv: Çfarë do të thotë për ty,të përfaqësoje Kosovën në lexim-këndimin e Kur’anit në Iran dhe na informoni pak a shumë për këtë ngjarje?

 

Kasami: Atëherë kur me telefonuan nga Ambasada e Iranıt në Turqi, mu duk shumë befasi, në atë moment u emocionova shumë per shkak se unë e kisha enderr Iranın dhe pothuajse mu bë realitet në atë moment.

 

Prandaj ftesën që ma bënë e pranova menjëherë. Une para disa muajve pata marrë pjesë edhe në garat Kur’anore që u mbajtën në Zagreb mirëpo kjo e Iranıt mu duk më serıoze sepse do merrnin pjesë shume vende të botes ,përafërsisht 50 shtete, diku 85 student.

 

Kishte dy kategori, ajo e hifzit dhe bukur-leximit. Une isha në bukur-lexim. Dhe për herë të parë do të merrte pjesë Kosova në një lloj gare ndërkombëtare si kjo.
Ishte kënaqësi e veçantë. Ndonjëherë disa gjëra nuk mund të përshkruhen, vetëm duhet jetuar. Irani me te vertetë në garat Kur’anore ka prioritet dhe pashë që shumë i kushtojnë rëndësi. Dashti Allahu dhe arrita deri në gjysëm finale dhe kam kaluar si është më mirë.

 

Nuk kam mundur të shkoja në finale për pak poena megjithatë ishte një sukses shumë i madh për mua dhe ndihem i kënaqur. Juria u habiten me leximin tim të Kur’anit ngase nuk kanë dëgjuar ndonjëherë se në Kosovë ka djem që lexojnë bukur Kur’anin e Madhëruar.

 

Përfaqësova muslimanët e Republikës së Kosovës, gjegjësisht Bashkësine Islame të Kosovës.

Në muajt e ardhshëm që vijnë më pas prapë do të zhvillohet një garë mirëpo kjo do të jetë e rangut botëror dhe shpresoj se do t’ia arrijë qëllimit edhe më tepër.

 

Infodirekt.tv: Flamur, e dijmë se shumicën e kohës gjendeni në Turqi,na tregoni se ku e shihni veten në të ardhmen?

 

Kasami: Për momentin jam duke e përgatitur temën e diplomës.

 

Prandaj të flas për diçka të ardhme prej tash sdi sa mund të jetë e drejt. Mirëpo si çdokush që bën plane në jetë kuptohet që edhe unë i bëj ato.
Unë pas përfundimit të doktoraturës shpresoj që të kthehem në vendin tim të dashur dhe të shërbej për popullin tim aç sa kam mundësi dhe aç sa jemi të aftë në punen që do të bëjmë.

 

Përkatësisht mendoj të shërbej si profesor në Fakultetin e studimeve islame në Prishtinë. Kjo është ëndrra ime që shpresoj të bëhet realitet ashtu sikur mu bë realitet kjo ëndërr e Iranit.

 

Infodirekt.tv: Cili do të ishte mesazhi juaj për vendin tonë në përgjithësi?

 

Kasami: Mesazhi im është që ne si musliman që jetojmë në Kosovë, të mundohemi sa më shumë të mësojmë leximin e Kur’anit dhe të kuptojmë atë sa mundemi.

 

Shumica tek ne nuk dinë të lexojnë Kur’anın. Kjo është një mangësi shumë e madhe. Po ashtu të duhemi në mes veti e të mos perqahemi.

 

Ne nga Turqia vazhdimisht i ndjekim gjërat që ndodhin në Kosovë. Shpresoj te Allahu që një ditë të vjen fundi i këtyre gjërave. Në në vete duhet të ndryshojmë që të mundemi të ndryshojmë diçka tjeter!

 

Allahu xh.sh. në Kur’anin famelarte thote: “Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë vetveten.” (Rad, 11).

 

Në fund ju falënderoj për respektin që më dhatë. Punë të mbarë dhe gjitha të mirat në jetë. Përshëndetje nga Turqia-Bursa.

Mos i humb

Dragashi një krahinë atraktive turistike

Opoja.net

Shtyhet për të pestën herë gjykimi për falsifikim të dokumenteve

Opoja.net

I kapet arma ilegale në barakë të pëllumbave, arrestohet

Opoja.net

Koordinatori Hoti takohet me fituesit e garave republikane

Opoja.net

Organizohet Kampi Rinor në Dragash për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare

Opoja.net

Blegtoria si degë ekonomike dikur ishte jetike për opojanët

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net