“Kam kontakte me organizata të ndryshme Turke, ku Reccep Taip Erdogan ishte mysafir dhe njëri nga udhëheqësit e organizatës më është lutur që si dhuratë në emër të Shoqatës të punoj një portret, ku e pranova me kënaqësi. Pas përfundimit të takimit që kishte me Kombet e Bashkuara, erdhe te ne për drek, pasi drekuam se bashku erdhi edhe momenti me ja dhuruar portretin të cilin e pranoj me shumë kënaqësi, ishte moment shumë i bukur” ka thekësuar Halim Mejzini
Opoja.net: Përshëndetje ! Atëherë për të gjithë ata që nuk të njohin,na tregoni kush jeni dhe më se merreni?
Halim Mejzini: Jam Halim Mejzini i lindur në Kosavë.Shkollën fillore kam mbaruar në vendlindje ndërsa të mesmen në Gjimnazin e Mitrovicës. Në vitin 2004 kam regjistruar studimet pranë Universitetit te Prishtinës, Fakultetin e Arteve drejtimin e Grafikës në Klasën e Prof. Fatmir Krypa. Nga Universitetit i Prishtines jam shpërblyer me çmimin “Student i Dalluar“,si dhe nga Fakulteti i Arteve me “ Mirënjohje“ për sukseset e treguara në drejtimin e Grafikës.
Pas përfundimit të studimeve Bachelorvazhdova studimet për Masternë Vjenë të Austrisë ku I përfundova me sukses.
Opoja.net: Çfarë ndjenje është për të studiuar jashtë shtetit ?
Halim Mejzini: Se çfarë ndjenje është të studiosh jashtë vendit, them se është ndjenjë shumë e mirë, të jepet me shumë mundësi , së pari njoftohesh me student të vendeve të ndryshme të botës, me kultura të ndryshme. Ke mundësi më shumë për tëhulumtuar ,me eksperimentu, sigurisht që të duhet edhe shumë sakrificë, duhet shumë gjëra personale ti lësh anash nëse dëshiron të arrish qëllimin për të cilin ke ardhur, duke pasur parasysh se je në një vend të huaj ku gjithçka për mua në fillim ishte e panjohur.
Opoja.net: Ne kemi parë se ju keni bërë portretin e Kryetarit të Turqisë, Taip Erdogan mund të na tregoni si arritët, dhe si u takuat me Erdoganin?
Halim Mejzini: Kam vizatur figura të ndryshme publike të vendit tonë, heronj kombëtar e shumë personalitete të tjera ku në mesin e tyre ishte edhe presidenti i Turqisë(ish Kryeministër) Rexhep Taip Erdogan, pata kënaqësinë që personalisht të ja dhuroj një dhuratë simbolike pra Portretin e tij.
Kam kontakte me organizata të ndryshme Turke, ku R.T.Erdogan ishte mysafir dhe njëri nga udhëheqësit e organizatës më është lutur që si dhuratë në emër të Shoqatës të punoj një portret, ku e pranova me kënaqësi. Pas përfundimit të takimit që kishte me Kombet e Bashkuara, erdhe te ne për drek, pasi drekuam se bashku erdhi edhe momenti me ja dhuruar portretin të cilin e pranoj me shumë kënaqësi, ishte moment shumë i bukur.
Opoja.net: Halim, e dimë se shumicën e kohës gjendeni jashtë shtetit,na tregoni se ku e shihni veten në të ardhmen?
Halim Mejzini: Kur e shikon se në çfarë kushte të mjerueshme janë artistet te ne në Kosovë si dhe kushtet ekonomike shumë të dobëta janë ato qëtë kufizojnë që të merresh me art. Sigurisht që veten e kam gjetur këtu ku jam në Vjenë dhe jam shumë me fat që mu realizua një ëndërr e kahmotshme.
Opoja.net: Çfarë mendoni për artin dhe artistët në trevën e Opojës?
Halim Mejzini: Siç e thash edhe në fillim të intervistës, pas përfundimit të shkollës fillore unë jam larguar veç se nga Opoja dhe kontaktet që kam pasur me artist kanë qenë me Profesorin tim të nderuar Ibrahim Skenderi, për te cilin kam shumë respekt, gjithashtu edhe për Profesor Shahadin Mejzinin ku njëherazi ishte ai i cili edhe e zbuloj talentin tim.
Këto ditë kemi krijuar edhe Grupin ne Facebook me emrin “Artistet Figurativ Opojanë“.Jemi fatlum që jetojmë në një shoqëri me liri të shprehjes. Kjo na mundëson që edhe ne krijuesit figurativ opojanë të imponohemi me prezantim vlerash artistike.
Pastaj, duke pasur parasysh se një krijues sado te jete i madh, i vetmuar stagnon dhe mbetet jashtë ecjes me kohën,sepse mungesa e konkurrencës dhe kritikës nuk mundëson zhvillim te vlerës artistike. Andaj ofrojmë një mundësi për të ecur bashkë drejt vlerave. Tí bashkohemi grupit “Artistët figurativ opojanë“.
Opoja.net: Sa ekspozita keni dhe a jeni prezantuar vetëm në Kosovë apo edhe jashtë vendi ?
Halim Mejzini: Kam hapur katër ekspozita personale,tri prej tyre në Kosovë dhe një në Vjenë ,si dhe pjesëmarrës në shumë ekspozita kolektive në nivel vendi dhe botë. Vlen të theksohet se në vitin 2008 kemi prezantuar Republikën e Kosovës bashkë me 5 Artistët të tjerë në Annualin e grafikës botërore në Sofje tëBulgarisë ku jam shpërblyer me çmim e Tretë nga juria profesionale. Gjithashtu kam pas prezantime në Spanjë,Meksikë,Kinë etj.
Opoja.net: Që kur keni filluar për të dashur artit dhe për tu marrë më të?
Halim Mejzini: Me art kam filluar të merrem qysh si nxënës i shkollës fillore,me ndihmën e Prof.Shahadinit hapem edhe ekspozitën e parë personale në ambientet e shkollës. Pastaj kam vazhduar të mbaj kurse për vizatim te profesori Ibrahim Skenderi ku shfrytëzoj rastin që ti përshëndes dhe ju jam shumë mirënjohës.
Opoja.net: Cili do të ishte mesazhi juaj për trevën tonë në përgjithësi?
Halim Mejzini: Për pos se ne kemi pasuri të çmuar Bjeshkët e Sharrit gjithashtu kemi edhe një rini të zgjuar, kemi talent të fushave të ndryshme, sot më shumë se kurrë janë rrugët e hapura për të ecur përpara por duhet punë, punë dhe vetëm punë. I kisha bërë thirrje rinisë sonë që ti kushtojnë shumë rëndësi arsimimit se vetëm ai është që do na nxjerr në rrugë të ndritur, ai na sjell suksese ai na sjell perspektiv dhe na bën që ta duam edhe më shumë jetën.
Opoja.net: Çfarë mendoni për Portalin e Opojës sa është i nevojshëm, dhe një mesazh për vizitorët e Opoja.net-it?
Halim Mejzini: Opoja.net është një dritareqë ofron informacione të ndryshme si lajmet më të reja nga vendi dhe bota, informacione nga shkenca kultura dhe sport etj.si dhe na e sjell vendlindjen më afër.
Në fund ju falënderoj për hapësirën që më dhatë njëherësh ju dëshiroj suksese të mëtejme.
Përshëndetje të përzemërta nga Vjena.
Intervistoi: Kushtrim Guraj
(Opoja.net)
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.