Poeti Beshar
ibn Burd, i cili ‘u afirmua’ me poezitë për
imoralitet, në një varg të tij, duke i dhënë përparësi Iblisit ndaj Ademit (a.s.),
thotë:
Iblisi është më i mirë se babai juaj Ademi
Kuptoni, o ju të prishur!
Esenca e shejtanit është zjarri
Kurse Ademi u krijuanga balta
Prandaj, dheu nuk mund të jetë si zjarrifisnik.
Mirëpo, e
vërteta është se dheu karakterizohet me kompaktësi, është i përshtatshëm për
ndërtim, është i ndryshëm, ndërsa zjarri ka veti për të shkatërruar dhe për të djegur.
Dheu mund të përfitojë nga zjarri dhe të bëhet i fortë dhe i ngurtë, kurse
zjarri, në mënyrë të ngjashme, nuk mundtë përfitojë nga dheu.
Në bazë
të tregimeve kuranore, mund të konstatohet se Iblisi (shejtani) i përkiste një
grupi i cili jetonte në Tokë para krijimit të njeriut dhe zbritjes së tij në
Tokë. Pasi filluan të shkatërrojnë dhe të shkaktojnë çrregullime në Tokë, Allahu
i zëvendësoi ata me Ademin (a.s.)dhe me pasardhësit e tij, dmth. me llojin
njerëzor.
Sipas Ibn
Abasit (r.a.)dhe një grupi të sahabëve dhe dijetarëve të brezit të parë, Iblisi
kishte pushtet dhe fuqi në Tokë, kështu që ai dhe grupi i tij filluan të bëninshkatërrime
dhe gjakderdhje në Tokë.
Ndoshta në
këtë aludon ajeti, në të cilin përmendet pyetja e melekëve drejtuar Allahut të Plotfuqishëm,
në lidhje me krijimin e njeriut dhe vendosjen e tij për mëkëmbës në Tokë:“A
do të jetë përfaqësuesi yt ai që në të do të bëjë çrregullime e do të derdhë
gjak? (el-Bekare, 30)
Në fakt,
melekët nuk dinin asgjë për njeriun, por ata e bënë një pyetje të tillë, sepsetashmë
ishin dëshmitarë të përçarjes, armiqësisë, brutalitetit dhe gjakderdhjes nga ana
e Iblisit dhe grupit të tij.
Pra, nuk
është çudi, që esenca e shthurjes së Iblisit fshihet në kryelartësinë
(arrogancën), refuzimin e përuljes ndaj Ademit dhe kundërshtimin ndaj Allahut
të Plotfuqishëm, ndaj ligjit dhe urtësisë së Tij. Kryelartësiaështë njëra prej
pengesave kryesore për të hyrë në xhenet, siçthuhet në hadith:„Nuk do të
hyjë në xhenet ai, në zemrën e të cilit ka një grimcë të kryelartësisë.“(Muslimi)
Nuk është
çudi që egoizmi, lavdërimi, krenaria, përkatësisht, mburrja me veteveten, do të
thotë mohimi robërimit ndaj Allahut të Plotfuqishëm, për të cilën aludon ajeti
në të cilin Iblisi i përgjigjet Allahut, pse nuk iu përkul Ademit, duke thënë: „Unë
jam më mirë se ai.“(el-A’raf, 12)
Siç nuk
është çudi që përulësia është karakteristikë e besimtarëve të vërtetë, të cilët
janë të afërt me Allahun, që ziliaështë sëmundja më e keqe e cila e pengon
pranimin e së vërtetës dhe ndjekjen e saj, ashtu siç vepruan hebrenjtë, kur e
refuzuan thirrjen e Muhamedit (savs) për në Islam: “Prej zilisë që kanë në
vete, dëshirojnë që t’ju kthejnë nga besimi në mohim, pasi e vërteta atyre iu
tregua haptazi.” (el-Bekare, 109),siç janëracizmi i pështirë dhemburrja me origjinë fisnore, arsye
për përhapjen e çrregullimit në Tokë, sepse janë të bazuara në logjikën e shejtanit
e cila manifestohet përmes fjalëve të tij:“Mua më krijove nga zjarri, kurse
atë e krijove nga balta.”(el-A’raf, 12)
Pra,
është e vështirë të gjendet dikush që flet shumë për origjinën dhe familjen e
tij, e të mos jetë i bindur se fisi i tij dhe familja e tij janë më të mira dhe
më e vlefshme se të tjerat.
Mirëpo, Allahu
i Plotfuqishëm nuk e nderoi Ademin (a.s.) në bazë të baltës ose esencës nga e
cila është krijuar, por në bazë të shprtit të lartë, frymës së melekut të cilën
ia fryu në të, dhe i cili e shndërroi në qenie fisnike dhe të zgjedhur
njerëzore, e cilaështë e aftë dhe e denjë për të qenë bartëse i Mesazhit hyjnor.
Kjo nuk është
e çuditshme nëse themi se krahasimi i gabuar, arbitrar dhe i njëanshëm në bazë
të origjinës, reputacionit, etj, është një nga shkaqet më të rëndësishme të
armiqësisë dhe padrejtësisë në mesin e njerëzve dhe jetën e tyre të pa lumtur.
Sa shumë
burra i kanë lënë gratë e tyre, për shkak të krahasimit të grave të tyre, në kuptimin
fizik, me gra të tjera, duke harruar bukurinë e tyre shpirtërore, durimin, ndershmërinë,
besnikërinë dhe përkushtimin e plotë.
Sa shumë
ka nga ata që skuqen nga zemërimi për shkak të superioritetit të njerëzve të
tjerë, sepse ata besojnë se janë më të mirë se ata, dhe se këta nuk e kanë merituar
një reputacion të tillë, por ata harrojnë se begatitë janë në dorën e Allahut
dhe se Ai ia jep kujt të dojë.
Iblisi kurrë
nuk ishte melek
Iblisi kurrë
nuk ishte melek, por i përket gjinisë së xhinëve. Një qëndrim i tillë
transmetohet nga Ibn Abbasi, Hasan el-Basriu dhe Katade, i cili preferohet nga
komentatorë të shumtë të Kuranit. Atë e lidh me melekët zemrimi i Iblisit me melekët,
për shkak se ata i bënë sexhde dhe iu përulen kundërshtarit të tij, Ademit (a.s.),
atij që do të jetë mëkëmbës në Tokë.
Ai e
dinte se sexhdeja ndaj Ademit e nënkupton pushtetin, udhëheqjen, nënshtrimin
Adamit, ruajtjen, mbrojtjen dhe shumë kuptimetë tjera sublime, prandaj u
rebelua kundër urdhrit hyjnor dhe konsensusit të melekëve (të gjithë i bënë
sexhde Ademit), kurse ai refuzoi t’i bëjë sexhde dhe përulje Ademit, domethënë,
refuzoi takryejë urdhrin e drejtpërdrejtë të Allahut. Kështu, Iblisi u bë
simbol i një pushteti apo shteti të pa realizuar, i cili zyrtarisht u mposhtë, por
që vazhdimisht përpiqet tarivendosë ekzistencën e tij.
Kur
Allahu e pyeti Iblisin – atëherë kur Iblisi ia lejoi vetvetes ndëshkimin e
Allahut në formën e largimit nga mëshira e Allahut dhe mallkimi, për shkak të
vetë-mashtrimit, magjepsjes me veten e tij, besimit në superioritetin dhe
vlerën e tij: “O Iblis, ç’të pengoi ty, që të mos bësh sexhde para atij që e
kam krijuar?”(Sad, 75) – atëherë, me kërkesë të Iblisit, i dha
afat deri në Ditën e Gjykimit, dhe i dha atij ‘pushtet’:“Pushteti i tij (shejtanit)
është vetëm mbi ata, të cilët i binden atij dhe të cilët i bëjnë shok Allahut.”(En-Nahl,
100)
Prandaj, shejtani
edhe u quajt Iblis, sepse ai emër rrjedh nga fjalët: largim, zemërim, mosbindje
dhe refuzim. Shejtani në fakt, atëherë mori emër të ri, Iblis, kurse para asaj
ngjarjeje fatale, sipas transmetimeve është quajtur Azāzἶl.
Që
atëherë, Iblisi i është përkushtuar plotësisht joshjes së Ademit (a.s.), dhe
pasardhësve të tij. Duke ditur natyrën njerëzore, Iblisi vazhdimisht i gjen pikat
e dobëta të njerëzve, i dekurajon ata nga e mira dhe i inkurajon kah e keqja, kështu
që tek ata rriten vetitë negative, dhe bëhen dominuese, siç janë: lakmia,
frika, dobësia, koprracia, imoraliteti, urrejtja, armiqësia dhe të ngjashme.
Iblisi,
megjithatë, më së shumti u hedh dyshime njerëzve kundrejt Allahut, ekzistencës
së Tij, Qenies së Tij dhe vetive të përsosmërisë, si dhe në lidhje me botën e
padukshme (gajb). Armët vrasëse të cilat i përdor në këtë drejtim janë
pëshpëritjet dhe përpjekjet e vazhdueshme për mashtrim, sepse Iblisi është:“I
cili fshehurazi hedh dyshime në shpirtërat e njerëzve.”(en-Nas,
5)
Armë e Iblisit
është edhe zbukurimi dhe magjepsja e mëkateve dhe veseve, për të cilat aludohet
ne këtë ajet:(Iblisi) tha: “Zoti im, meqë më ke shpie në humbje, unë në Tokë
do t’ju zbukuroj atyre sendet dhe të gjithë do t’i shpie në mashtrim, -përveç
robërve Tu të sinqertë.”(el-Hixhr, 39-40)
Sa herë e
kemi gjetur veten duke shpenzuar kohë të gjatë në diskutime të pafrytshme dhe
shikim të programeve, madje edhe të atyre, përmbajtja e të cilave në vetvete
është mëkatare dhe sjell dënime të sheriatit, ndërsa kur duhet tafalim namazin
ose të lexojmë Kuran, atëherë ndjejmë vështirësi dhe mërzi, vazhdimisht e shikojmë
orën dhe i numërojmë minutat që kemi kaluar në ibadet.
Sa para
shpenzojmë, dhe fare nuk i llogarisim, për kënaqësi të ndryshme, për dëshira
dhe argëtime të shpirtit, ndërsa kur vendosim për të dhënë sadakë, menjëherë na
kaplon tmerri, i bëjmë llogaritjet dhe vetvetes i shtrojmë pyetje dhe japin
përgjigje si kjo: ‘Ndoshta kjo do të na nevojitet’, ose‘Kjo është
shumë, ai nuk meriton kaq shumë sadakë’, dhe kështu pambarim. Iblisi
përpiqet të përhapë pikëllim, brengë, ankth dhe pasiguri, siç thuhet në ajetin:“Bisedat
e fshehta vijnë nga shejtani, për t’i dëshpëruar besimtarët.” (el-Muxhadele,
10) Por, gjithashtu,
mosbindja e tij ndaj Allahut manifestohet nëpërmjet përhapjes së gëzimit,
kënaqësisë, lumturisë, optimizmit dhe shpresës në mirësinë dhe mëshirën e
Allahut edhe pa vepra të mira.
Intrigat
e shejtanit janë të dobëta
Duke e përshkruar
drurin e xhehenemit Zekkum, Allahu i Plotfuqishëm, në Kuran, thotë:“Fruti i
tij është si koka e shejtanëve.” (es-Saffat, 65) Kjo është shëmtim i imazhit të asaj që
njerëzit nuk janë në gjendje ta shohin, gjë që shkakton frikë edhe më të madhe.
Në filmat
vizatimorë dhe të tjerë, fotot e djallit apo shejtanit ndryshojnë në varësi të
imagjinatëssëpiktorëve, kështu që te disa shejtani ka brirë. Aluzioni për
brirët e shejtanit fshihet në hadithin, në të cilin Pejgamberi (savs), ka thënë:
“Dielli lind midis brirëve të shejtanit.” Zakonisht, në imagjinatën
e njeriut dhe në parafytyrime, imazhet e shejtanit janë të shëmtuara, të
neveritshme dhe të frikshme.
Secili njeri
e ka shejtanin e tij i cili i pëshpërit dhe i sjell mendime të këqija, siç
thuhet në hadith: “Secili nga ju e ka shejtanin e tij përcjellës e po
ashtu edhe melekun e tij përcjellës.” Sahabët e pyetën: “O i
Dërguari i Allahut, a edhe ti?” Ai u përgjigj: “Po, edhe unë! Vetëm
se mua Allahu më ka ndihmuar kundër shejtanit tim, kështu që ai është bërë
musliman dhe nuk ma mbush mendjen përveçse për të mirë.”(Muslimi)
Kuptimi i
drejtë i fjalëve të Pejgamberit (savs):“kështu që ai është bërë
musliman…”, do të thotë, se në fakt shejtani ështëdorëzuar enënshtruar
dhe ka hequr dorë nga pëshpëritja ndaj Pejgamberit (savs), sepse shejtani,
përkatësisht Iblisi, është simbol i së keqes dhe me dëshirë ka zgjedhur rrugën
e joshjes dhe divijimit të njerëzve. Shejtani, sikurse gjaku, qarkullon nëpër trup
të njeriut dhe vjen deri te zemra duke i pëshpëritur, dhe i dekurajon njerëzit
nga e mira, dhe i bind dhe nxitpër të keqen.
Mbrojtja
nga shejtani bëhet me lexim të ‘isti’adhes’: “Eudhu bil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim!”
Pastaj, me namaz, me dhikër, sidomos me dhikrin e mëngjesit dhe në mbrëmjes,
para gjumit dhe raste të tjera. Dhe kjo duhet të bëhet shprehi, për të cilën na
inkurajon Pejgamberi (savs), në hadithin: “Le të jetë gjuha juaj
gjithmonë e njomë me dhikër!” (Ahmedi, Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe)
Obsesioni
me shejtan ose e ashtuquajtura “prekje e shejtanit”, është përmendur në ajetin kuranor
në lidhje me pejgamberin Ejjub (a.s.), kur iu drejtua Krijuesit të tij:“Me
të vërtetë, më preku shejtani me mundim dhe vuajtje!”(Sad, 41)
Tekstet e
Kuranit dhe sunetit tregojnë se shejtani i afrohet njeriut dhe përpiqet për ta lënduar.Nganjëherë,
ai këtë e bën në mënyrë të sjellshme dhe dashamirëse, sepse afrimi i shejtanit
është i fshetë, dhe joshja e tij është graduale.
Megjithatë,
ekzagjerimi në aspektin e tregimeve për shejtanët tek masat e gjëra, si dhe
transmetmet e ndryshme dhe legjendat të cilat fliten për shejtanët, shkaktojnë
frikë dhe panik, jo vetëm tek fëmijët, por edhe tek burrat dhe gratë e rritura,
që besojnë se shejtanët i presin në çdo hap, për tu bërë kurthe në çdo vend të errët
dhe i sulmojnë sapo të janë të vetëm.
Shejtanie
mirëpret një ndjenjë të tillë tek njerëzit. Sa herë kemi dëgjuar për ndonjë
pacient: “Shejtani e ka frikësuar dhe e ka qit në shtrat!”, pavarësisht
nga fakti se Pejgamberi (savs) këtë e ka ndaluar.
Transmeton
Ebu Melih, se një njeri ka thënë: “Unë kam qenë përcjellës i
Pejgamberit (savs) në një udhëtim dhe së bashku kemi kalëruar mbi gomar. Në një
moment, gomari ngeci, dheunë thash: “Dështoi shejtani!” Atëherë Muhamedi
(savs) tha:“Mos thuaj: Dështoi shejtani!Sepse kur ti thua
ashtu, shejtani e konsideron veten të rëndësishëm dhe e shton arrogancën e tij,
aq shumë sa që e sheh veten si një kodër, pastaj thotë: – E rrëzova me
fuqinë time! Në vend të kësaj, thuaj: -Bismil-lahi!, sepse kur të thuash – Bismil-lahi!,
shejtani ndihet i përçmuar dhe i vogël si një mizë.”(Ebu Davudi, Ahmedi)
Muslimanët duhet të gjejnë mbrojtje nga shejtani
në dhikër dhe në madhërimin e Allahut, edhe “bismil-lahi”
duhet të jetë në buzët e tyre, kur e fillojnë punën, kur dalin nga shtëpia, kur
hyjnë në shtëpi, kur të ngecin, etj, dhe nuk duhet ta ekzagjerojnë shejtanin,
ushtrinë e tij dhe pasuesit e tij, as të frikësohen prej tyre, sepse, Allahu i
Plotfuqishëm ka shpallur:
“Besimtarët luftojnë në rrugën e Allahut;
kurse ata që nuk besojnë – luftojnë në rrugën e shejtanit. Luftoni kundër miqve
të shejtanit, sepse me të vërtetë, dinakëria e shejtanit është e dobët.” (en-Nisa,
76)
Dr. Selman el-Avde; Saff.
Përkthim dhe adaptim: Miftar Ajdini
(Islampress)
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.